Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Malësinë e Madhe pasditen e sotme.
Një 22-vjeçar është futur në ujë për t’u larë në lumin Cen, ku dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe për pasojë ka humbur jetën.
“Rreth orës 16:30, në fshatin Nikç, shtetasi K. N., 22 vjeç, në momentin që është futur në ujë për t’u larë në lumin Cen, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe për pasojë ka humbur jetën”,-njofton policia.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit .