Kohët e fundit ata duket se kanë qenë pjesë e lajmeve në mediat rozë. Bëhet fjalë pikërisht për koreografin Albi Nako i cili po përflitet në mediat se është i lidhur me balerinën dhe prezantuesen e motit në TV klan Alba Hoxha.
Kohë më parë të dy u panë bashkë në Bruksel e më pas në Paris e në Zvicërs. Lidhur me këto lajme reagoi vetë Nako, i cili tha se ishin për punë dhe me atë rast edhe për qejf.
Por ata janë fotografuar sërish bashkë, teksa janë parë duke marrë rreze dielli në plazh. E tani zor se e beson njeri që kanë qenë për punë edhe aty. Mirëpo ata janë parë sërish bashkë krah njëri-tjetrit në eventin “Class Fashion Shoë” ku u fotografuan së bashku me aktoren Rudina Dembacaj dhe Elda Lazen./opinion.al