Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ka mbyllur hetimet dhe i ka komunikuar akuzën ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjicit, i cili akuzohet për korrupsion pasiv. Ndërkohë të njëjten veper penale, SPAK i ka komunikuar edhe Alma Kaçit.
Kujtojmë se pak muaj më parë në rrjet u publikua një video, ku Safet Gjici shfaqej teksa kryente marrëdhënie seksuale me Alma K. në zyrën e bashkisë.
Ai u arrestua më 24 qershor 2023 në Tiranë për korrupsion pasiv pasi dyshohet se ka favorizuar Alma Kaçin, duke i ofruar mbështetje financiare, me vendim të Këshillit Bashkiak, mbi një projekt për strehimin dhe kujdesin ndaj qenve endacakë në qytet.
Gjici ndodhet aktualisht në arrest me burg, ndërsa Kaçi në arrest shtëpie./Opinion.al