Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK dhe ka ndryshuar masën e sigurisë nga “Arrest me burg” në “Detyrim paraqitje” për Arben Spahiun e Arsen Preçin.
Ata u arrestuan si të dyshuar nga Prokuroria e Elbasanit për sigurim kushtesh për të kryer vrasje, armëmbajtje pa leje e falsifikim dokumentesh.
Spahiu dhe Preçi u kapën pas sendeve dhe armëve të gjetura te ish-fabrika e Konservimit në lagjen “Emin Matraxhiu”, po në Elbasan, në Shkurt të këtij viti. ku në mjetin tip BMW X6 iu gjet armë kallashnikov.
Kjo makinë rezultoi të ishte vjedhur në qytetin e Shkodrës.