Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

U dënua për korrupsion, Apeli merr vendimin për gjyqtaren Mimoza Margjeka, burrin e saj dhe 3 të akuzuarit e tjerë 

2023/12/12 at 11:43 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
U dënua për korrupsion, Apeli merr vendimin për gjyqtaren Mimoza Margjeka, burrin e saj dhe 3 të akuzuarit e tjerë 

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi dënimet për gjyqtaren Mimoza Margjeka, të akuzuar për korrupsion, bashkëshortin e saj dhe tre të akuzuar të tjerë. 


Ish-gjyqtarja e Durrësit, Mimoza Margjeka, i shoqi Arben Cara, avokati Skënder Demiraj dhe dy të pandehurit, Nejton Bali, Klaudio Zhilla kërkuan pafajësinë në Apel, por togat e zeza lanë në fuqi vendimin e GJKKO-së. 

Mimoza Margjeka, dyshohet se mori 6 mijë euro përmes bashkëshortit Arben Cara për të lehtësuar masën e sigurisë së një personi të ndaluar në Pogradec. 

Kjo shumë parash, është dhënë me qëllim ndryshimin e masës së sigurimit, nga “arrest në burg” në “garanci pasurore”, ndaj shtetasit Orion Bali, i arrestuar për trafik klandestinësh. 

GJKKO e dënoi gjyqtaren me 4 vite e 6 muaj burg, që iu konvertua në shlyerjen për 3 vite rresht shërbim prove. 

Bashkëshorti i saj Arben Cara është dënuar me 4 vite burg, avokati Skënder Demiraj me 3 vite shërbim prove, Klaudio Zhilla me 3 vite burg dhe shtetasin Nejton Bali me 1.2 vite, konvertuar në shërbim provë për një periudhë kohe prej 2.4 vite. 

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Igerta Hysi (kryesuese), Florjan Kalaja (anëtar) dhe Engert Pëllumbi (anëtar), sot më datë 12.12.2023, shalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 35 akti, datë 26.04.2023 regjistrimi, mbi ankimin e paraqitur nga ankuesit/të pandehurit M.M., A.C., K.Zh., N.B., S.D., kundër vendimit nr. 69, datë 15.12.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, që ka vendosur: 

Deklarimin fajtor të të pandehurit B., për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit, dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë” e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga neni 319 – 25 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 1 (një) vit dhe 2 (dy) muaj burgim. 

Në aplikim të nenit 59 të K.Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit të dënimit me burgim për pjesën e mbetur pa vuajtur të tij, duke e vënë të pandehurin N.B. në provë për një periudhë kohe prej 2 (dy) vite dhe 4 (katër) muaj, me kusht që gjatë kësaj kohe të mos kryeje vepër tjetër penale si dhe të mbajë kontakte të rregullta me Zyrën e Shërbimit të Provës ku ka vëndbanimin e tij. 

Në zbatim të nenit 261/1 shkronja “b” të K.Pr.Penale, shuarjen e masës së sigurimit personal “Detyrimi për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore” e parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, e caktuar ndaj të pandehurit N.B. me vendimin nr. 63 dt. 18.02.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. 

Deklarimin fajtor të të pandehurit D., për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit, dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë” e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga neni 319 – 25 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 3 (tre) vite burgim. 

Në aplikim të nenit 59 të K.Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit të dënimit me burgim për pjesën e mbetur pa vuajtur të tij, duke e vënë të pandehurin S.D. në provë për një periudhë kohe prej 3 (tre) vjetësh, me kusht që gjatë kësaj kohe të mos kryeje vepër tjetër penale si dhe të mbajë kontakte të rregullta me Zyrën e Shërbimit të Provës ku ka vëndbanimin e tij. 

Në zbatim të nenit 261/1 shkronja “b” të K.Pr.Penale, shuarjen e masës së sigurimit personal “arrest në shtëpi” e parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, e caktuar ndaj të pandehurit S.D. me vendimin nr. 92 dt. 05.09.2020 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. 

Deklarimin fajtor të të pandehurit Zh., për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit, dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë” e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga neni 319 – 25 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 3 (tre) vite burgim. 

Vuajtja e dënimit për të pandehurin K.Zh. do të fillojë nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së zakonshme. 

Deklarimin fajtor të të pandehurit C., për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarit, prokurorit, dhe i funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë” e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga neni 319/ç – 25 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 4 (katër) vite burgim. 

Vuajtja e dënimit për të pandehurin A.C. do të fillojë nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së zakonshme. 

Deklarimin fajtore të të pandehurës M., për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarit, prokurorit, dhe i funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë” e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga neni 319/ç – 25 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e saj me 4 (katër) vite dhe 6 muaj burgim. 

Në aplikim të nenit 59 të K.Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit të dënimit me burgim për pjesën e mbetur pa vuajtur të tij, duke e vënë të pandehurën M.M. në provë për një periudhë kohe prej 3 (tre) vitesh, me kusht që gjatë kësaj kohe të mos kryeje vepër tjetër penale si dhe të mbajë kontakte të rregullta me Zyrën e Shërbimit të Provës ku ka vëndbanimin e saj. 

Në zbatim të nenit 35 të K.Penal, heqjen e të drejtës për të pandehurën M.M. për të ushtruar funksione publike për një afat kohor 5 vjeçar. 

Në zbatim të nenit 261/1 shkronja “b” të K.Pr.Penale, shuarjen e masës së sigurimit personal “arrest në shtëpi” e parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, e caktuar ndaj të pandehurës M.M. me vendimin nr. 92 dt. 05.09.2020 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar…”. 

Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi: 

Lënien në fuqi të vendimit 69, datë 15.12.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në njoftim./Opinion.al 



Ju sugjerojmë

Rama: 30 mijë vizitorë në muzeun e Onufrit në pesë muaj
Aktualitet

Rama: 30 mijë vizitorë në muzeun e Onufrit në pesë muaj

5 Qershor, 2025 9:35 am
Spiropali përshëndet raportin e PE: Integrimi në BE është prioritet kombëtar
Aktualitet

Spiropali përshëndet raportin e PE: Integrimi në BE është prioritet kombëtar

5 Qershor, 2025 9:28 am
Punonjësi i Gardës vetëvritet me armë zjarri në makinë
Aktualitet

Punonjësi i Gardës vetëvritet me armë zjarri në makinë

5 Qershor, 2025 9:17 am
Të paktën dhjetë të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
Bota

Të paktën dhjetë të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë

5 Qershor, 2025 9:13 am
SHBA godet mallrat kineze me tarifë 145%
Bota

Trump vendos ndalesë udhëtimi për qytetarët nga 12 shtete

5 Qershor, 2025 8:46 am
Vjedhje në banesa dhe në lokale/Identifikohen 3 autorët, dy në pranga
Aktualitet

Vjedhje në banesa dhe në lokale/Identifikohen 3 autorët, dy në pranga

5 Qershor, 2025 8:37 am
“Saga” vijon, Kuvendi i Kosovës mblidhet për herë të 27-të
Rajoni

“Saga” vijon, Kuvendi i Kosovës mblidhet për herë të 27-të

5 Qershor, 2025 8:27 am
Përfitimet e Bullgarisë si anëtare e ardhshme eurozonës
Bota

Përfitimet e Bullgarisë si anëtare e ardhshme eurozonës

5 Qershor, 2025 8:22 am
Janë në listat e mbyllura, ja emrat e kandidatëve që fituan karrigen në Kuvend
Aktualitet

Sot seancë plenare, ja pikat që pritet të ndezin debatin PS-PD

5 Qershor, 2025 8:20 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 5 qershor 2025

5 Qershor, 2025 8:18 am
Para
Strategji për 2024-2030, Manja: Po marrim masa shtesë për mbrojtjen e viktimave të krimit

Strategji për 2024-2030, Manja: Po marrim masa shtesë për mbrojtjen e viktimave të krimit

“Tik-Tok, rol shkatërrues”-Balla: Të krijojmë një koalicion kombëtar, qeveria të rrisë mbështetjen për… 

“Tik-Tok, rol shkatërrues”-Balla: Të krijojmë një koalicion kombëtar, qeveria të rrisë mbështetjen për... 

Foto/ Ilir Beqaj prej disa orësh në SPAK për t’u marrë në pyetje për sterilizimin, jashtë gjobitet për parkim të gabuar

Foto/ Ilir Beqaj prej disa orësh në SPAK për t’u marrë në pyetje për sterilizimin, jashtë gjobitet për parkim të gabuar
















TE FUNDIT

Rama: 30 mijë vizitorë në muzeun e Onufrit në pesë muaj

Rama: 30 mijë vizitorë në muzeun e Onufrit në pesë muaj
5 Qershor, 2025

Muzeu Onufri në Berat ka mirëpritur mbi 30 mijë vizitorë vetëm gjatë pesë-mujorit të parë të këtij viti. Lajmin e...

Lexo më shumë

Spiropali përshëndet raportin e PE: Integrimi në BE është prioritet kombëtar

Spiropali përshëndet raportin e PE: Integrimi në BE është prioritet kombëtar
5 Qershor, 2025

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spirpopali po mban një konferencë për shtyp nga Kryesia e Kuvendit. Gjatë fjalës së saj, Spiropali...

Lexo më shumë

Punonjësi i Gardës vetëvritet me armë zjarri në makinë

Punonjësi i Gardës vetëvritet me armë zjarri në makinë
5 Qershor, 2025

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një punonjës i Gardës së Republikës dyshohet se ka vrarë veten....

Lexo më shumë

Të paktën dhjetë të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë

Të paktën dhjetë të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
5 Qershor, 2025

Agjencia për mbrojtje civile në Gazë tha se sulmet ajrore izraelite kanë vrarë të paktën dhjetë persona më 5 qershor,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com