Policia e Tiranës njofton se sot 11 inspektorë të IKMT-së janë paraqitur në një biznes privat dhe vetëm 4 prej tyre kishin urdhër për kryerjen e inspektimit në terren.
Kallëzimi në polici është bërë nga subjekti privat. Pas këtij kallëzimi, policia ka shoqëruar 11 shtetasit e mësipërm, të cilët pas deklarimeve përkatëse dhe komunikimit me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, janë proceduar në gjendje të lirë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.