Po vijojnë punimet për rikonstruksionin e shkollës 9-vjeçare ’14 Nëntori’ në Durrës, e cila u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.
Ky lajm është bërë i ditur nga vetë kryeminstri Edi Rama, i cili përmes një postimi në rrjete sociale shkruan se në këtë shkollë do të zhvillojnë procesin mësimor 700 nxënës dhe 50 fëmijë të kopshtit me të njëjtin emër.
“Vazhdojnë me intensitet punimet për rikonstruksionin total të shkollës 9 vjeçare “14 Nëntori” në Durrës
Në përfundim të punimeve, 700 nxënës dhe 50 fëmijë të kopshtit me të njëjtin emër do të zhvillojnë procesin mësimor në ambiente me standarde europiane”, shkruan Rama në Facebook./Opinion.al