Dy persona kanë humbur jetën mbrëmjen e sotme në rrugën “Marije Kraja” në Tiranë.
Policia bën me dije se Altin Maksuti rreth 47 vjeç dhe një afërm i tij i largët shtetasi Vladimir Bengu, rreth 56 vjeç, janë asfiksuar nga rrjedhja e gazit në banesë.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.