Ish-shefi i policisë, Oltion Bistri i arrestuar këtë të enjte pas një megaoperacioni të SPAK, akuzohet për nxjerrje të sekretit hetimor dhe shpërdorim detyre.
Pak ditë më parë ai ishte shkarkuar si Shef i Operacionales, detyrë që e mori në shkurt të vitit 2022.
Oltion Bistri në vjeshtën e vitit 2021 ka qenë më detyrë në Policinë e Lezhës, ndërsa më herët ka drejtuar edhe Policisë e Durrësit.
Bistri ka qenë gjithashtu edhe shef i Komisariatit nr.2 në Tiranë, ndërsa kohët e fundit mbante detyrën e Specialistit të Drejtorisë së Krimeve në Volum.