Avokati Ulian Bajrami, i cili u arrestua pak ditë më parë pas akuzave se kishte kërcënuar një prokuror në Gjykatën e Elbasanit, është liruar nga qelia.
Mësohet se avokati është liruar me urdhër të prokurorit, pasi është vlerësuar se nuk ishin kushtet për dërgimin e tij në gjykatë për të caktuar masë sigurie.
Kujtojmë se avokati akuzohej për tre vepra penale, “kanosja për shkak të detyrës”, “kundërshtimi dhe goditja e gjyqtarit” dhe “kanosja e gjyqtarit”.
Ndërkohë Dhoma e Avokatisë, pas arrestimit të Bajramit, vendosi që të bojkotojë me 5 ditë seancat gjyqësore.