Pas arrestimit me urdhër të SPAK, Erion Veliaj ika deleguar kompetencat e kryetarit të bashkisë, nënkryetares, Anulea Ristani.
Ky vendim u bë i ditur pasditen e sotme, ku i pranishëm në ambientet e bashkisë ishte dhe kryeministri Edi Rama.
Vizita e Ramës u zhvillua për të takuar drejtuesit e institucioneve për lënien e porosive mbi vijimësinë e punëve në kryeqytet.
Më herët, Kryeministria ka deklaruar se Erion Veliaj nuk do të shkarkohet nga detyra.