Si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Turqi, pritet që ditën e sotme, të ekstradohet në Shqipëri, shtetasi i shumëkërkuar Dritan Rexhepi alias Gramos Rexhepi.
Nuk dihet ende ora e mbërritjes së tij në Rinas.
I shumëkërkuari është dënuar nga drejtësia shqiptare për vrasje dhe është në gjykim për dyshimet se ka urdhëruar rrëmbimin e Jan Prengës, pas grabitjes së një sasie kokaine nga i vëllai i këtij të fundit në Angli.
Rexhepi gjithashtu kërkohet edhe nga autoritetet italiane për çështje të trafikut të drogave, si një nga drejtuesit e një grupi kriminal.