Kjo është foto e shumëkërkuarit Astrit Avdylaj, i cili u arrestua ditën e sotme në shtëpinë e tij në Shijak.
Astrit Avdylaj akuzohet nga SPAK se ka pasur rolin e siguruesit të personave që do të kryenin vrasjen e Valter dhe Durim Bamit.
Sipas dosjes së Prokurorisë së Posaçme, Astrit Avdylaj ka angazhuar Arben Mërkurin dhe Aldo Avdylajn për të realizuar vrasjen, për llogari të ish-deputetit Arben Ndoka.
Ai cilësohet si kreu i bandës së Shijakut dhe ndaj tij ka pasur akuza për trafikim droge, vrasje, prostitucion, por edhe për lidhje të forta politike, së bashku me vëllanë e tij Altin Avdylaj.