Kryebashkiaku Erion Veliaj është dërguar tek blloku i sigurisë te “Mine Peza” pasi u shoqërua nga oficerët e BKH-së nga ambientet e Bashkisë Tiranë.
Pritet që Veliaj të dalë para togave të zeza të GJKKO, për tu njohur me masën e sigurisë, brenda 48 orash.
Gjithashtu GJKKO ka vendosur masën “arrest në shtëoi” për bashkëshorten e kryebashkiakut, Ajola Xoxa dhe masën “detyrim paraqitje” për 5 biznesmenë.
Masa e sigurisë nuk është zbatuar për bashkëshorten e kryebashkiakut, pasi ajo rezulton se ka dalë jashtë Shqipërisë më datën 8 shkurt.