Detaje të reja kanë dalë ditën e sotme lidhur me arrestimin e të drejtuesit të Prokurorisë së Kukësit Edmond Kariqi. Sipas News24 bëhet me dije se Kariqi ka qenë në përgjim dhe vëzhgim prej disa kohësh, teksa është filmuar duke marrë paratë në tavolinë nga vëllai i personi që kishte nën hetim për mbajtje droge.
Ndërkohë që shuma e parave që dyshohet të jetë marrë mendohet të jetë rreth 2 mijë euro. Kjo shumë është marrë në Kavajë.
Prokurorët e SPAK kanë dyshime se ka marrë dhe para të tjera nga ky person. Megjithatë për këtë rast vijojnë hetimet deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes./Opinion.al