Ka ndërruar jetë në burgun e Fushë-Krujës Andra Bregasi.
Paraprakisht bëhet e ditur se 32-vjeçari ka pësuar arrest kardiak. Mësohet se Bregasi po kurohej me metadon.
32-vjeçari kishte vetëm 9 ditë në qeli, pasi u vu në pranga më 11 korrik të këtij viti, pasi ishte shpallur në kërkim lidhur me atentatin e Don Boskos.
Kujtojmë se Andrea Bregasi akuzohet se qëlloi me pistoletë mjetin që drejtohej nga 42-vjeçari Rudolf Zefi.
Bregasi atë kohë, thuhet se qëlloi gjashtë herë me armë drejt automjetit ku udhëtonte Rudolf Zefi, së bashku me dy persona të tjerë, mëngjesin e së enjte të 14 dhjetorit.