Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar nga foltorja e Kuvendit Arben Ahmetaj, emëruar së fundi nga shefi i qeverisë, në krye të Financave, në vend të ish-ministrit Shkëlqim Cani.
Një ditë më parë,Berisha e akuzoi Ahmetajn se u vu në krye të Financave pasi pranoi të bënte atë që nuk donte të bënte Cani me marrëveshjen për TVSH, pas të cilës sipas Berishës është vëllai i Ramës.
“Ministër që shkarkohet se nuk donte të lejonte një marrëveshje korruptive nuk kam parë unë. A doli se është TVSH e Olsit dhe Edit sepse ai zotëria që hoqët nuk pranonte ta firmoste atë, përshëndes punonjësit e Financave, ndihem krenar për ata që refuzuan dhe pranuan shkarkimin nga detyra për të mos lejuar aferën e fëlliqur të lidhur direkt me kryeministrin e vendit”- tha Berisha. Debati mes tyre vijon ende.