Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

U akuzuan për trafik armësh, por përfunduan në armëmbajtje pa leje

2016/04/03 at 4:50 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
U akuzuan për trafik armësh, por përfunduan në armëmbajtje pa leje

Gjykata për Krimet e Rënda ka shfryrë një operacion policor të përcjellë me bujë në shkurt 2014 për zbulimin e një grupi kriminal që merrej me trafik armësh e municionesh nga Shqipëria në Kosovë.

Mes të arrestuarve, që më pas u dërguan si të pandehur në gjykatë, ishin edhe dy punonjës të Ministrisë së Brendshme dhe të Policisë së Shtetit, të dyshuar si të përfshirë në këtë linjë trafiku.

Pas 35 seancash shqyrtimi gjyqësor, Gjykata për Krimet e Rënda e ka vlerësuar të paprovuar akuzën e prokurorisë për “trafik të armëve dhe municiont”.

Në vendimin përfundimtar gjykata ka ndryshuar kualifikimin e veprës penale, duke i fajësuar ata për akuzën e “prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit”.

Të pandehurit e kësaj dosjeje janë Fadil Sula, i dyshuar si organizator i grupit, ish­inspektor në Drejtorinë Rajonale të Kufirit e Migracioni, Kukës dhe Abedin Plaku, Erion Zisko dhe Lorenc Zyli.

Sipas vendimit të shpallur pak ditë më parë, i pandehuri Sula u dënua me 9 vjet heqje lirie, Plaku me 7 vjet dhe Zisko u dënua me 6 vjet, të tre për akuzën e mbajtjes së armëve luftarake.

Për të pandehurin Lorenc Zyri, i cili, përveç armëmbajtjes, u fajë­ sua dhe për “prodhim e shitje të narkotikëve”, gjykata dha një dënim me 8 vjet burg.

Sipas Prokurorisë, për Krimet e Rënda hetimi ndaj të pandehurve u zhvillua në bashkëpunim me Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Punëve Brendshme.

Sipas hetimit, inspektori i policisë, Fadil Sula, në kohë të ndryshme, që prej fillimit të vitit 2012 e në vazhdim, ka kryer trafikimin e armëve dhe municionit luftarak nga territori i Shqipërisë në territorin e Kosovës.

Nga të dhënat dyshohej se armatimi sigurohej në zonën e Gramshit në bashkëpunim edhe me persona të tjerë kundrejt përfitimit në vlera të konsiderueshme monetare.

Në kuadër të hetimit, më 11 shkurt 2014 i dyshuari Sula ka udhëtuar nga Kukësi në Tiranë e më pas në Gramsh, ku ka ngarkuar në automjet një sasi të madhe fishekësh në vendin e quajtur diga e hidrocentralit të Banjës nga bashkëpunëtoret e tij, Zyli, Zisko e Plaku nga rrethi i Gramshit.

Armët u gjetën dhe u bllokuan në një postbllok policor të ngritur në hyrje të qytetit të Kukësit. Gjatë operacionit për arrestimin e tyre u bllokuan dhe sekuestruan 16 kuti metalike me 11520 fishekë model 56, kalibër 7.62 mm dhe një kuti metalike me 1260 fishkë pistolete kalibër 7.62 mm, një automatik model 56, 171 fishekë luftarakë mod 56 kalibër 7.62 mm, një dylbi dhe pjesë të tjera armësh, shula e gjilpëra.

Ju sugjerojmë

Malajzi/ Autobusi përplaset me një furgon, humbin jetën 15 studentë
Bota

Malajzi/ Autobusi përplaset me një furgon, humbin jetën 15 studentë

9 Qershor, 2025 10:20 am
“Putin bën lojëra të ndyra”/Zelensky: Po ushtroj trysni për këmbimin e të burgosurve
Bota

“Putin bën lojëra të ndyra”/Zelensky: Po ushtroj trysni për këmbimin e të burgosurve

9 Qershor, 2025 10:04 am
Trump: Sot bisedime me Kinën për tarifat doganore
Bota

Trump: Sot bisedime me Kinën për tarifat doganore

9 Qershor, 2025 9:43 am
Erion Veliaj kërkon lirinë, Apeli i GJKKO shqyrton sot kërkesën
Aktualitet

Erion Veliaj kërkon lirinë, Apeli i GJKKO shqyrton sot kërkesën

9 Qershor, 2025 9:39 am
Rriten investimet e Shqipërisë në Kosovë, investitori i pestë më i madh
Rajoni

Rriten investimet e Shqipërisë në Kosovë, investitori i pestë më i madh

9 Qershor, 2025 9:37 am
Fundjava në Shëngjin/ ‘Paralizohet’ Lezha, radhët kilometrike të makinave
Aktualitet

Fundjava në Shëngjin/ ‘Paralizohet’ Lezha, radhët kilometrike të makinave

9 Qershor, 2025 9:31 am
Shënjestra e re e talibanëve? Dijetarët fetarë që flasin hapur
Bota

Shënjestra e re e talibanëve? Dijetarët fetarë që flasin hapur

9 Qershor, 2025 9:28 am
Sulmi terrorist në Banjskë, dalin sot para gjykatës 3 prej serbëve të akuzuar
Rajoni

Sulmi terrorist në Banjskë, dalin sot para gjykatës 3 prej serbëve të akuzuar

9 Qershor, 2025 9:11 am
Sulmet ruse ndaj Evropës – agjentë, sabotime, vrasje…
Bota

Sulmet ruse ndaj Evropës – agjentë, sabotime, vrasje…

9 Qershor, 2025 8:57 am
VIDEO/ Rama: Me ëmbëlsinë e freskët të Pogradecit, ju uroj një javë të mbarë
Kryesore

VIDEO/ Rama: Me ëmbëlsinë e freskët të Pogradecit, ju uroj një javë të mbarë

9 Qershor, 2025 8:49 am
Para
Olta Gixhari, zonja seksi e liqenit

Olta Gixhari, zonja seksi e liqenit

Ami dhe Joeli bëhen gati për verën

Ami dhe Joeli bëhen gati për verën

Seria A/ Roma “poker” Lacios, Milani bie keq në Bergamo

Seria A/ Roma "poker" Lacios, Milani bie keq në Bergamo

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Malajzi/ Autobusi përplaset me një furgon, humbin jetën 15 studentë

Malajzi/ Autobusi përplaset me një furgon, humbin jetën 15 studentë
9 Qershor, 2025

Një aksident i rëndë u ka marrë jetën 15 studentëve në  Malajzi. Mësohet se ngjarja ndodhi në orët e para...

Lexo më shumë

“Putin bën lojëra të ndyra”/Zelensky: Po ushtroj trysni për këmbimin e të burgosurve

“Putin bën lojëra të ndyra”/Zelensky: Po ushtroj trysni për këmbimin e të burgosurve
9 Qershor, 2025

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se do t’i vazhdojë përpjekjet për këmbimin e të burgosurve me Moskën, megjithëse...

Lexo më shumë

Trump: Sot bisedime me Kinën për tarifat doganore

Trump: Sot bisedime me Kinën për tarifat doganore
9 Qershor, 2025

Sipas një njoftimi të Presidentit të SHBA-së Donald Trump, zyrtarë të lartë nga SHBA-ja dhe Kina do të takohen të hënën në Londër...

Lexo më shumë

Erion Veliaj kërkon lirinë, Apeli i GJKKO shqyrton sot kërkesën

Erion Veliaj kërkon lirinë, Apeli i GJKKO shqyrton sot kërkesën
9 Qershor, 2025

Do të shqyrtohet sot nga Gjykata e Posaçme e Apelit kërkesa e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për t’u liruar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com