Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka akuzuar ushtruesen e detyrës së presidentes Vjosa Osmani se e ka vjedhur sloganin e kësaj partie.
Osmani, e cila pritet të formojë iniciativën e saj politike pas daljes nga LDK-ja, dje postoi në Facebook sloganin zgjedhor me moton “Guxo”.
Nidur nga ky slogan, në PDK thanë se slogani i Vjosa Osmanit nuk është asgjë më tepër se sa një vjedhje e sloganit të partisë në kohën kur ajo drejtohej nga Hashim Thaçi, në vitin 2004.
Akuzat e PDK-së i ka hedhur sot poshtë vetë Vjosa Osmani nëpërmjet një poatimi në llogarinë e sajj në Facebook. Osmani ka cituar poetin Ndre Mjedën duke thënë se “Çfarëdo sendi me fitue, Trimni lypet e guxim”.
Postimi i plotë i Vjosa Osmanit:
‘Tuj u tall’ e tuj pritue
Kurrgjasend nuk qitet n’dritë
Çfarëdo sendi me fitue
Trimni lypet e guxim’
(Ndre Mjeda)
#GUXO/Opinion.al