TIRANE- Gjykata e Lartë ka shpallur të pafajshëm ish – Ministrin e Arsimit, Myqerem Tafaj. Ai akuzohej për shpërdorim detyre, pasi sipas Prokurorisë, kishte lejuar çertifikimin e degëve në ish – universitetin “Vitrina”, në kundërshtim me ligjin. Sipas organit të akuzës, Tafaj, me këtë vendim përllogaritej se i kishte shkaktuar nxënësve një dëm prej 1 milionë eurosh. Organi i akuzës kishte kërkuar dënimin me 1 vit burg për ish – Ministrin e Arsimit në Qeverinë Berisha. Gjykata i i hodhi poshtë këto akuza.