Gjykata e Krimeve të Rënda ka ndryshuar masën e sigurisë për një nga të arrestuarit për tritolin në farmacinë e babait të Ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri.
Për të akuzuarin Lumjan Matmuja është dhënë masa detyrim paraqitje, nga arrest me burg që ishte dhënë më parë.
Para disa ditësh Gjykata liroi një tjetër të dyshuar për ngjarjet e tritolit, Emirjon Gjutën.
Në burg mbeten edhe 3 persona, mes të cilëve edhe Vladimir Gjuta, i arrestuar në tunelin e Kalimashit.
Tv Klan