E vogla Leila Kurti ka humbur jetën në një spital në Maggiore të Bolonjës.
6-vjeçarja nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra nga një aksident i ndodhur në San Polo të Reggio Emilia-s, më 14 qershor.
Mediat italiane shkruajnë se babai, dy vajzat dhe gruaja e tij po shkonin në aeroportin Marconi për të marrë pjesë në një dasmë në Shqipëri.
Por, makina me të cilën po udhëtonin u përplas me një automjet tjetër.
E vetmja që mori dëmtime të rënda ishte Leila, ndërsa motra e vogël katërvjeçare dhe nëna e saj shpëtuan praktikisht të padëmtuara, ndërsa babai shpëtoi me disa fraktura.
Gentjan Kurti, 41 vjeç, është i njohur në San Polo ku jeton me gruan dhe familjen e saj që nga viti 1998. Ai është menaxher i servisit Q8 në via Lenin dhe ka qenë këshilltar i qytetit. Familja shqiptare kishte përjetuar një tjetër tragjedi tetë vite më parë pasi prindërit e Leilës së vogël kishin humbur një djalë, Markon, i cili gjithashtu vdiq në moshën 6-vjeçare.
Kryetari i bashkisë së San Polo, Franco Palù ka vendosur të shpallë ditë zie ditën kur të zhvillohet ceremonia mortore./Opinion.al