Ka humbur jetën në spitalin e Traumës në Tiranë turistja italiane që u aksidentua pasditen e sotme në Pogradec.
Pas ndihmës mjekësore në spitalin e Korçës, 31 vjeçarja u transportua për në kryeqytet, por num mundi të mbijetonte për shkak të plagëve të rënda.
Policia njofton se ka vënë në pranga drejtuesin e automjetit tip Benz, një 33 vjeçar nga Lushnja, që u përplas me motorin që drejtonte e reja italiane. Autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të dinamikës së aksidentit.