Një 53-vjeçar ka humbur jetën pasi është aksidentuar gjatë punës në Divjakë. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00, në ambientet e një subjekti për paketimin e produkteve ushqimore.
53-vjeçari me inicialet R. J., dyshohet se aksidentalisht, është dëmtuar nga një makineri dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
“Rreth orës 10:00, në ambientet e një subjekti për paketimin e produkteve ushqimore, në pronësi të shtetasit R. J., dyshohet se aksidentalisht, është dëmtuar nga një makineri, punonjësi i subjektit, shtetasi I. L., 53 vjeç, i cili ka humbur jetën gjatë transportimit në spital”-njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.