Mazhoranca ka kërkuar përjashtimin e disa prej deputetëve të opozitës, të cilët në seancën e së hënës grumbulluan karriget para foltores së sallës parlamentit, hodhën tymuese si dhe ndezën dhe një zjarr në një nga tavolinat e deputetëve.
Mësohet se socialistët i kërkojnë Komisionit të Etikës që të marrë masë disiplinore për Flamur Nokën, Gazment Bardhin, Bledion Nallbatin, Albana Vokshin, Flamur Hoxhën dhe Sorina Kotin.
Pavarësisht aksionit opozitarë, demokratët nuk mundën të ndalonin socialistët për të miratonin buxhetin për vitin 2024.