Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Turqia zbut tonet e ashpra me Gjermaninë

2017/10/08 at 2:19 PM
në Aktualitet, Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Turqia zbut tonet e ashpra me Gjermaninë

Ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Cavusoglu shprehet për riafrim me Berlinin. Pas zgjedhjeve në Gjermani, marrëdhëniet do të normalizohen, tha ai duke theksuar se nuk ka asnjë arsye për probleme.

Pas kryeministrit turk, është ministri i Jashtëm Mevlüt Cavusoglu, ai që kërkon normalizimin e marrëdhënieve me Gjermaninë. „Nuk ka asnjë arsye për probleme mes Gjermanisë dhe Turqisë”, ka thënë Cavusoglu në një intervistë për revistën gjermane „Der Spiegel”.

„Nëse ju afroheni një hap, ne do të afrohemi dy hapa”, ka thënë ai. Turqia vetë asnjëherë nuk e ka kërkuar konfrontimin me Gjermaninë, ka thënë ministri i Jashtëm turk. Sipas tij, presidenti Erdogan vetëm i është përgjigjur sulmeve që kanë ardhur nga Gjermania.

Turqia është e gatshme të punojë edhe me një ministër të Jashtëm si Cem Özdemir, ka thënë Cavusoglu. Kreu i Të Gjelbërve është kritiku më i ashpër i Erdoganit. Ministri i Jashtëm turk është përpjekur të justifikojë se krahasimet e bëra me nazistët, kanë qenë „një përgjigje ndaj armiqësive” të ardhura nga Gjermania. „Qeveria gjermane duhet të mësojë të respektojë Turqinë”.

Gjermanë në burgjet turke

Në rastin e gazetarit turk, Deniz Yücel, Cavusoglu i është referuar pavarësisë së drejtësisë në Turqi. „Për ne ai është një qytetar turk që ndodhet në paraburgim për shkak të dyshimit për një vepër të caktuar”, tha Cavusoglu për „Spiegel”. Drejtësia vendos për pafajësi ose fajësi. Sa më shpejt që të fillojë procesi, aq më mirë, ka thënë ministri turk. Sipas Cavosoglu në Gjermani rasti Yücel është fryrë tej mase. „Opinioni turk nuk interesohet për të.” Ministri i Jashtëm turk e hodhi poshtë akuzën, se Yücel mbahet për arsye politike në paraburgim.

Ndërkohë ai theksoi se për aktivistin gjerman, Peter Steudtner është angazhuar që të përshpejtohen procedurat. Qeveria gjermanë kërkon lirimin e gjermanëve të arrestuar për arsye politike. Kryeministri turk Binali Yildirim kërkoi javën e kaluar hapjen e një kapitulli të ri në marrëdhëniet me Berlinin si edhe „përmirësimin” e marrëdhënieve./DW

Ju sugjerojmë

Belinda Balluku e persekutuar politikisht? Debat mes Bylykbashit dhe Haxhiut
-U tha në Opinion

Belinda Balluku e persekutuar politikisht? Debat mes Bylykbashit dhe Haxhiut

8 Janar, 2026 11:20 pm
Zjarri masiv në Tiranë, Anduela Ristani flet nga vendngjarja: Janë djegur magazinat
Aktualitet

Zjarri masiv në Tiranë, Anduela Ristani flet nga vendngjarja: Janë djegur magazinat

8 Janar, 2026 9:59 pm
“Lënë kasetat që janë në punë”, Fevziu kritikon ministrat: Kam 7 raste të skeduara
-U tha në Opinion

“Lënë kasetat që janë në punë”, Fevziu kritikon ministrat: Kam 7 raste të skeduara

8 Janar, 2026 9:55 pm
Senati amerikan miraton rezolutë për të kufizuar Trumpin në Venezuelë
Bota

Senati amerikan miraton rezolutë për të kufizuar Trumpin në Venezuelë

8 Janar, 2026 9:29 pm
Vjosa doli nga shtrati dhe uji hyri në autostradën Vlorë-Fier, izolohen 6 fshatra
Aktualitet

Vjosa doli nga shtrati dhe uji hyri në autostradën Vlorë-Fier, izolohen 6 fshatra

8 Janar, 2026 9:00 pm
Evakuime në lagjen 5 Maji në Tiranë, tregtarët nxjerrin mallrat nga magazinat
Aktualitet

Evakuime në lagjen 5 Maji në Tiranë, tregtarët nxjerrin mallrat nga magazinat

8 Janar, 2026 8:48 pm
Evakuohen familjet e rrezikuara nga përmbytjet në Ferras
Aktualitet

Evakuohen familjet e rrezikuara nga përmbytjet në Ferras

8 Janar, 2026 8:29 pm
Tiranë/ Përfshihet nga flakët tregu i rrobave të përdorura te “5 Maji”
Aktualitet

Tiranë/ Përfshihet nga flakët tregu i rrobave të përdorura te “5 Maji”

8 Janar, 2026 7:34 pm
Kush ia sugjeroi Trumpit idenë e “blerjes” së Groenlandës?
Bota

Kush ia sugjeroi Trumpit idenë e “blerjes” së Groenlandës?

8 Janar, 2026 7:21 pm
Vjosa doli nga shtrati, uji hyn edhe në autostradën Vlorë-Levan
Aktualitet

Vjosa doli nga shtrati, uji hyn edhe në autostradën Vlorë-Levan

8 Janar, 2026 6:48 pm
Para
Rrugët me pagesë/ Ja rekomandimi, 9 akse ku të ecësh do të kushtojnë

Denoncimi/ Berisha: Bandat po bëjnë ligjin në Rrugën e Kombit

Ardit Gjebrea zbulon surprizën: Ja kush do prezantojë këtë vit “Këngën Magjike”

Ardit Gjebrea zbulon surprizën: Ja kush do prezantojë këtë vit “Këngën Magjike”

EMRAT/ Tragjedia e Lezhës, vdesin dy vëllezër dhe gruaja shtatzënë e njërit prej tyre

Tragjedia në Torovicë/ Dëshmitari: Tmerri që pashë me sy, menduam se ra tërmet

TE FUNDIT

Belinda Balluku e persekutuar politikisht? Debat mes Bylykbashit dhe Haxhiut

Belinda Balluku e persekutuar politikisht? Debat mes Bylykbashit dhe Haxhiut
8 Janar, 2026

Që prej 16 dhjetorit, ditë kur Prokuroria e Posaçme AntiKorrupsion (SPAK) kërkoi autorizim nga Kuvendi për heqjen e imunitetit të zv.kryeministres Belinda...

Lexo më shumë

Zjarri masiv në Tiranë, Anduela Ristani flet nga vendngjarja: Janë djegur magazinat

Zjarri masiv në Tiranë, Anduela Ristani flet nga vendngjarja: Janë djegur magazinat
8 Janar, 2026

Kryetarja e deleguar e Bashkisë Tiranë, Anduela Ristani, foli para mediave për zjarrin në lagjen “5 Maji” në kryeqytet. “Jemi...

Lexo më shumë

“Lënë kasetat që janë në punë”, Fevziu kritikon ministrat: Kam 7 raste të skeduara

“Lënë kasetat që janë në punë”, Fevziu kritikon ministrat: Kam 7 raste të skeduara
8 Janar, 2026

Situata e ditëve të fundit anembanë Shqipërisë, por sidomos në pikat kritike të vendit ku ka pasur përmbytje si Durrësi,...

Lexo më shumë

Senati amerikan miraton rezolutë për të kufizuar Trumpin në Venezuelë

Senati amerikan miraton rezolutë për të kufizuar Trumpin në Venezuelë
8 Janar, 2026

Senati i SHBA-së, me shumicë republikane, miratoi një rezolutë për ta penguar presidentin Trump të ndërmarrë veprime të mëtejshme ushtarake...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com