Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Turqia shpreson në rinovimin e marrëveshjes së drithit

2023/09/05 at 8:26 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Turqia shpreson në rinovimin e marrëveshjes së drithit

Presidenti turk Erdogan i ka kërkuar Rusisë të kthehet te marrëveshja që e lejon Ukrainën të eksportojë drithë, duke lehtësuar një krizë globale ushqimore. Por Moska kërkon lëshime që vetëm Perëndimi mund t’i ofrojë.


Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan shprehu optimizëm rreth rivendosjes së një marrëveshjeje vendimtare të grurit të ndërmjetësuar nga OKB, pas bisedimeve të hënën me homologun rus Vladimir Putin.

Moska e braktisi marrëveshjen, e cila krijoi korridore për eksportet ushqimore të Ukrainës mes një mungese globale ushqimi, në fillim të korrikut. Rusia u ankua se Perëndimi po bllokonte eksportet e veta të grurit dhe plehut.

Çfarë thanë të dy udhëheqësit

Në një konferencë shtypi pas tre orë bisedimesh në vendpushimin rus të Soçit në Detin e Zi, presidenti turk tha se besonte se së shpejti mund të gjendej një zgjidhje për të ringjallur marrëveshjen. Me propozimet e reja nga Kombet e Bashkuara që kanë për qëllim adresimin e shqetësimeve të Rusisë, Erdogan tha se shpresonte të arrihej sa më shpej një zgjidhje e mundëshme.

“Kemi përgatitur një paketë të re propozimesh në konsultim me OKB-në. Besoj se është e mundur të arrihen rezultate. Unë besoj se do të arrihet së shpejti një zgjidhje që do të përmbushë shpresat e Turqisë.” Erdogan tha gjithashtu se alternativat ndaj marrëveshjes origjinale të grurit që janë hedhur nga Moska dhe Kievi “nuk mund të ofrojnë një zgjidhje të qëndrueshme.”

Putin tha se Rusia ishte gati të ringjallte marrëveshjen “sapo të hiqeshin kufizimet ndaj eksporteve të saj. “Ne do të jemi gati të shqyrtojmë mundësinë e ringjalljes së marrëveshjes së drithit… Dhe do ta bëjmë këtë sapo të zbatohen plotësisht të gjitha marrëveshjet për heqjen e kufizimeve ndaj eksporteve bujqësore ruse,” tha Putin .

Pse është e rëndësishme marrëveshja?

Marrëveshja, e ndërmjetësuar nga OKB dhe Turqia, i mundësonte Ukrainës vazhdimin e eksportimit të grurit që nga vera e vitit 2022 duke siguruar zinxhirët e furnizimit global.

Që kur u tërhoq nga marrëveshja, Rusia ka nisur një breshëri sulmesh ndaj depove  të drithërave dhe infrastrukturës portuale të Ukrainës, e cila është një nga furnizuesit më të mëdhenj të grurit në botë. Ajo ka thënë se do t’i konsiderojë anijet që udhëtojnë për në dhe nga portet ukrainase si anije që mund të transportojnë mallra ushtarake, pra, si objektiva të ligjshme sulmi.

Sulmet kanë përfshirë edhe dy portet e brendshme në Danub, Reni dhe Izmail, të dyja janë në kufi ujore me Rumaninë dhe kanë kanë fituar rëndësi në rritje për eksportin ukrainas.

Presidenti i Turqisë i ka bërë thirrje Rusisë të heqë bllokadën e saj, duke nënvizuar rëndësinë e marrëveshjes për stabilitetin ushqimor anembanë botës në zhvillim. Ai ka theksuar se marrëveshja është thelbësore edhe për të ruajtur sigurinë në vetë rajonin e Detit të Zi.

Erdogan është përpjekur të mbajë lidhje të mira si me Moskën, ashtu edhe me Kievin gjatë luftës 16-mujore në Ukrainë dhe ka refuzuar të bashkohet me anëtarët e tjerë të NATO-s në sanksionimin e Rusisë.

Rusia po e përkeqëson urinë globale’, thotë Gjermania

Ndërkohë, ministrja e jashtme gjermane Annalena Baerbock akuzoi të hënën Putinin se po luante lojëra “cinike”.

“Rusia po e përkeqëson urinë globale,” tha ajo. “Vetëm për shkak të Putinit transportuesit e mallrave nuk mund të kalojnë lirshëm.”

Baerbock shtoi megjithatë se përpjekjet e Erdoganit për të “kthyer marrëveshjen në udhën e duhur” janë të rëndësishme.

Putin tha pas bisedimeve me presidentin e Turqisë se Moska ishte pranë arritjes së një marrëveshjeje për të siguruar grurë për gjashtë vende afrikane. Ai tha se Rusia do të furnizojë ushqimin dhe do të kryejë logjistikën pa pagesë, duke shtuar se furnizimet “do të fillojnë në dy javët e ardhshme.”

Çfarë kërkon Rusia?

Putin thotë se që Rusia të kthehej në marrëveshje do të duhej të përmbusheshin disa kushte. Këtu përfshihet heqja e pengesave ndaj eksporteve ushqimore ruse, duke përfshirë edhe sanksionet perëndimore mbi pagesat, logjistikën dhe sigurimin e anijeve.

Erdogan ka treguar simpati për qëndrimin e Putinit. Në korrik, ai tha se Putin kishte “disa pritmëri nga vendet perëndimore” lidhur me marrëveshjen e Detit të Zi. Ai shtoi se është “vendimtare për këto vende të ndërmarrin hapa lidhur me këtë.”

Kohët e fundit, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres i dërgoi ministrit të Jashtëm rus Sergej Lavrov “propozime konkrete” për të sjellë eksportet ruse në tregjet globale. Por, Lavrov tha se Moska nuk ishte e kënaqur me letrën.

Sipas burimeve zyrtare ukrainase, Rusia kishte nisur në prag të bisedimeve një sulm “masiv” me dronë ndaj rajonit të Odesës, duke duke dëmtuar infrastrukturën në Izmail. Rruga ujore e Danubit është tani kanali më i rëndësishëm i Ukrainës për të eksportuar grurë, me anijet që nisen për në Detin e Zi nëpërmjet portit rumun të Konstancës, duke anashkaluar kështu bllokadën e Rusisë ndaj porteve ukrainase./DW



Ju sugjerojmë

Zgjedhjet lokale në Preshevë dhe Bujanoc, ministri Hasani: Përshëndes pjesëmarrjen e partive shqiptare
Politikë

Ministri Hasani për mediat greke: Angazhohemi për zgjidhje të drejtë për “detin”

1 Qershor, 2025 11:02 pm
Sulmet ndaj bazave ruse, reagon Zelensky: Rezultat i shkëlqyer!
Bota

Sulmet ndaj bazave ruse, reagon Zelensky: Rezultat i shkëlqyer!

1 Qershor, 2025 10:42 pm
Shefi i mbrojtjes gjermane: Rusia mund të sulmojë NATO-n brenda katër viteve
Bota

Shefi i mbrojtjes gjermane: Rusia mund të sulmojë NATO-n brenda katër viteve

1 Qershor, 2025 10:25 pm
Irani: Kush shkel tek ne do ketë pasoja të mëdha
Bota

Irani: Kush shkel tek ne do ketë pasoja të mëdha

1 Qershor, 2025 9:58 pm
Shuhet zjarri në masivin pyjor të Darëzezës
Aktualitet

Shuhet zjarri në masivin pyjor të Darëzezës

1 Qershor, 2025 9:36 pm
Protesta studentore në mbi 30 qytete të Serbisë:Kërkojnë zgjedhje të parakohshme
Rajoni

Protesta studentore në mbi 30 qytete të Serbisë:Kërkojnë zgjedhje të parakohshme

1 Qershor, 2025 9:22 pm
U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

Plagosja e 15-vjeçarit në Tiranë, zbardhen detaje të reja: Ngjarja aksidentale…

1 Qershor, 2025 8:59 pm
“Vajza më hëngri paratë!” Nëna e 3 fëmijëve ngelet në derë të huaj
Aktualitet

“Vajza më hëngri paratë!” Nëna e 3 fëmijëve ngelet në derë të huaj

1 Qershor, 2025 8:25 pm
Vetëvritet një tjetër i miturit në Gjirokastër, rasti i dytë brenda dy muajsh!
Aktualitet

Shkon në dy numri i viktimave nga aksidenti në Vlorë, humb jetën edhe 16-vjeçari

1 Qershor, 2025 8:00 pm
Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
Aktualitet

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur

1 Qershor, 2025 7:34 pm
Para
7 vjet nga Shenjtërimi i Nënë Terezës

7 vjet nga Shenjtërimi i Nënë Terezës

Axhenda/ Presidentja Osmani vijon vizitën zyrtare në Shqipëri

Axhenda/ Presidentja Osmani vijon vizitën zyrtare në Shqipëri

“Armë për Moskën kundër Ukrainës”, Kim Jong Un pritet të takojë Putinin

“Armë për Moskën kundër Ukrainës”, Kim Jong Un pritet të takojë Putinin
















TE FUNDIT

Ministri Hasani për mediat greke: Angazhohemi për zgjidhje të drejtë për “detin”

Zgjedhjet lokale në Preshevë dhe Bujanoc, ministri Hasani: Përshëndes pjesëmarrjen e partive shqiptare
1 Qershor, 2025

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka dhënë një intervistë për gazetën greke “Tanea” para vizitës së...

Lexo më shumë

Sulmet ndaj bazave ruse, reagon Zelensky: Rezultat i shkëlqyer!

Sulmet ndaj bazave ruse, reagon Zelensky: Rezultat i shkëlqyer!
1 Qershor, 2025

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, përgëzoi sot Shërbimin e Sigurisë së Ukrainës (SBU) për suksesin e një operacioni të madh...

Lexo më shumë

Shefi i mbrojtjes gjermane: Rusia mund të sulmojë NATO-n brenda katër viteve

Shefi i mbrojtjes gjermane: Rusia mund të sulmojë NATO-n brenda katër viteve
1 Qershor, 2025

Anëtarët e aleancës perëndimore NATO duhet të përgatiten për një sulm të mundshëm nga Rusia brenda katër viteve të ardhshme,...

Lexo më shumë

Irani: Kush shkel tek ne do ketë pasoja të mëdha

Irani: Kush shkel tek ne do ketë pasoja të mëdha
1 Qershor, 2025

Irani është përpjekur të forcojë mbrojtjen e tij ajrore, ndërsa ushtria përgatitet për mundësinë e një sulmi izraelit ose amerikan...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com