Autoritetet turke po hetojnë rreth 10 000 persona të dyshuar për aktivitete terroriste apo fyerje ndaj përgjegjësve të qeverisë në rrjtet sociale, njoftoi Ministria turke e Punëve të Brendshme.
“Ky hetim hyn në kuadrin e luftës kundër terrorizmit, që vazhdon me vendosmëri kudo, përfshirë këtu edhe rrjetet sociale”, theksoi Ministria në një komunikatë.
Pas një tentative për grusht shteti në korrik, autoritetet turke shpallën gjendjen e jashtëzakonshme dhe filluan spastrime shtrirja e të cilës shkaktoi shqetësime në mbrojtësit e të Drejtave të Njeriut, që akuzojnë Ankaranë se po shtyp zërin e opozitës.