Turqia do të pezullojë përkohësisht Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut. Lajmi vjen një ditë pasi shpalli gjendjen e emergjencës, si pasojë e tentativës për grusht shteti.
Zëvendëskryeministri Numan Kurtulmus tha të enjten se Turqia do të ndiqte shembullin e Francës, që vendosi gjendjen e emergjëncës pas sulmeve terroriste të Nëntorit.
Më herët, Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se këto 3 muaj, do t’i japin mundësi autoriteteve që të veprojnë më më shpejt dhe në mënyrë më efektive kundër puçistëve.