Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Turqia i kërkon Perëndimit të ndërmarrë masa ndaj Izraelit

2024/09/21 at 5:16 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Turqia do të ndryshojë emrin, ja çfarë thotë ministri i Jashtëm turk

Sulmet ndaj Libanit këtë javë treguan se qeveria izraelite e kishte në plan ta përhapte luftën në rajon, tha të shtunën presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, duke u bërë thirrje vendeve perëndimore të marrin “masa parandaluese” kundër veprimeve të Izraelit.

Erdogan deklaroi në një konferencë për shtyp se lufta e Izraelit në Gaza do të jetë tema kryesore e fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së më 24 shtator.

“Që rajoni ynë të mos tërhiqet në një katastrofë të madhe, presioni mbi Izraelin duhet të rritet edhe më shumë”, tha Erdogan në një konferencë për shtyp në Stamboll.

Ai komentoi mbi sulmet në Liban këtë javë, përfshirë shpërthimin e pejxherëve dhe radio-lidhjeve të anëtarëve të Hezbollahut që shkaktuan vdekjen e 39 personave.

Sulmet ndaj pajisjeve të komunikimit besohet gjerësisht se janë kryer nga Izraeli, që nuk e ka konfirmuar apo mohuar përfshirjen e tij.

“Është koha që të gjitha vendet me misionin e mbrojtjes së paqes botërore të gjejnë zgjidhje që do ta ndalë Izraelin”, tha Erdogan.

“Për ta ndalur këtë shtypje që po vazhdon prej gati një viti, për ta vendosur një armëpushim të përhershëm dhe për të siguruar rrjedhën e pakufizuar të ndihmave humanitare, të gjithë ne, bota e tërë dhe veçanërisht OKB-ja, kemi detyra të rëndësishme,” shtoi ai.

Turqia ka dënuar veprimet e Izraelit në Gaza, të cilat erdhën si përgjigje ndaj sulmit të Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja – më 7 tetor.

Izraeli thotë se rreth 1.200 njerëz u vranë dhe mbi 250 persona u morën peng në sulmin e Hamasit. Ofensiva e mëvonshme ushtarake e Izraelit në Rripin e Gazës ka vrarë më shumë se 41.000 palestinezë, sipas ministrisë së shëndetësisë së enklavës.

Ankaraja ka pezulluar tregtinë me Izraelin dhe ka paraqitur një kërkesë për t’u bashkuar në rastin e Afrikës së Jugut në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, duke akuzuar Izraelin për gjenocid. Izraeli i ka mohuar në mënyrë të përsëritur akuzat për gjenocid si të pabaza./rel

Ju sugjerojmë

Eksperti i sigurisë draft-ligjin për monopatinat elektrike/Kufizimet që parashikon
Aktualitet

Eksperti i sigurisë draft-ligjin për monopatinat elektrike/Kufizimet që parashikon

30 Qershor, 2025 12:12 pm
Bypass-i i Vlorës dhe atraksionet turistike/Rama publikon pamjet e aksit prej 29 km
Aktualitet

Bypass-i i Vlorës dhe atraksionet turistike/Rama publikon pamjet e aksit prej 29 km

30 Qershor, 2025 12:07 pm
I dënuar nga drejtësia italiane për trafik droge/ Arrestohet 20-vjeçari nga Ballshi
Aktualitet

I dënuar nga drejtësia italiane për trafik droge/ Arrestohet 20-vjeçari nga Ballshi

30 Qershor, 2025 11:54 am
9 vatra zjarri në 24 orët e fundit, në 4 qarqe vijon niveli i lartë i rrezikut
Aktualitet

Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes: Në 24 orë u raportuan 26 vatra në vend

30 Qershor, 2025 11:54 am
CIA: Sulmet amerikane i shkaktuan goditje disavjeçare programit bërthamor të Iranit
Bota

CIA: Sulmet amerikane i shkaktuan goditje disavjeçare programit bërthamor të Iranit

30 Qershor, 2025 11:43 am
Vendimet e gjyqtares Irena Gjoka / GJKKO rrëzon kërkesën e Berishës
Aktualitet

Dosja “Partizani”/ Berisha: Proces gjyqësor politik, një piramidë mashtrimi!

30 Qershor, 2025 11:35 am
Qershori mbyllet me temperatura përvëluese/Sinoptikania: Termometri shkon rreth 40°C
Aktualitet

Javë përvëluese, temperaturat arrijnë deri në 40 gradë. Ja zonat më të nxehta

30 Qershor, 2025 11:24 am
Zjarri në tregun industrial në Durrës/Policia:U shkaktua nga një shkëndijë elektrike
Aktualitet

Zjarri në tregun industrial në Durrës/Policia:U shkaktua nga një shkëndijë elektrike

30 Qershor, 2025 11:24 am
GJKKO del me njoftim zyrtar pas vendimit për Metën, Kryemadhin dhe 2 të akuzuarit e tjerë
Aktualitet

Dosja “Partizani”, dorëhiqet gjyqtarja Elsa Ulliri?! GJKKO: Çdo vendim do jepet..

30 Qershor, 2025 11:10 am
“Partizani”/ Malltezi: Sot ka filluar farsa, Rama duhej të ishte i pandehur
Aktualitet

“Partizani”/ Malltezi: Sot ka filluar farsa, Rama duhej të ishte i pandehur

30 Qershor, 2025 11:03 am
Para
Shqipëri, vështirësi në integrimin e personave me aftësi të kufizuar përmes punësimit

Shqipëri, vështirësi në integrimin e personave me aftësi të kufizuar përmes punësimit

Aksident në aksin Korçë-Pogradec, makina përplas këmbësoren

Aksident në aksin Korçë-Pogradec, makina përplas këmbësoren

Si funksionon shërbimi sekret në Izrael?

Si funksionon shërbimi sekret në Izrael?

TE FUNDIT

Eksperti i sigurisë draft-ligjin për monopatinat elektrike/Kufizimet që parashikon

Eksperti i sigurisë draft-ligjin për monopatinat elektrike/Kufizimet që parashikon
30 Qershor, 2025

Eksperti i sigurisë rrugore, Mamir Hodo, bëri të ditur në emisionin “Aldo Morning Show ” në Tv Klan se po...

Lexo më shumë

Bypass-i i Vlorës dhe atraksionet turistike/Rama publikon pamjet e aksit prej 29 km

Bypass-i i Vlorës dhe atraksionet turistike/Rama publikon pamjet e aksit prej 29 km
30 Qershor, 2025

Përfundon plotësisht Bypass-i i Vlorës dhe u ofrohet përdoruesve të rrugës në 29 kilometrat e tij, me standarde të larta...

Lexo më shumë

I dënuar nga drejtësia italiane për trafik droge/ Arrestohet 20-vjeçari nga Ballshi

I dënuar nga drejtësia italiane për trafik droge/ Arrestohet 20-vjeçari nga Ballshi
30 Qershor, 2025

Arrestohet në aksin rrugor “Fier-Vlorë”, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim të lëndëve narkotike. Si rezultat i...

Lexo më shumë

Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes: Në 24 orë u raportuan 26 vatra në vend

9 vatra zjarri në 24 orët e fundit, në 4 qarqe vijon niveli i lartë i rrezikut
30 Qershor, 2025

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 26 vatra zjarri, të cilat janë neutralizuar të gjitha, pas një pune të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com