Turqia do të dëbojë pjesëtarët e grupit militant Shteti Islamik në vendet e tyre.
Paralajmërimi është bërë nga ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu, i cili kritikoi qasjen e vendeve të Bashkimit Evropian lidhur me këtë çështje. Duke folur para gazetarëve, ministri Soylu tha se Turqia do të dërgojë çdo luftëtar të kapur të Shtetit Islamik në vendet nga vinë , edhe nëse nënshtetësia e tyre është revokuar.
Ankaraja në mënyrë të përsëritur u ka bërë thirrje vendeve evropiane që të rimarrin qytetarët e tyre që kanë qenë pjesë e Shtetit Islamik.
Kujtojmë se Turqia ndërmori ofensivë në veri të Sirisë, kundër militantëve kurdë në fund të muajit të kaluar, operacion që pasoi një vendim të Shteteve të Bashkuara për të tërhequr forcat amerikane nga rajoni.
Zhvillimet e fundit ngritën shqetësime lidhur me fatin e militantëve të Shtetit Islamik të cilët kanë qenë të burgosur nga luftëtarët kurdë në burgje anëmbanë verilindjes së Sirisë./Opinion.al