Ushtarët turq që u arratisën drejt Greqisë, pas tentativës për grusht shteti të një nate më parë, do të rikthehen në Turqi, ndërsa autoritetet mësohet se po shqyrtojnë rikthimin e dënimit me vdekje për të dënuar rebelët.
8 ushtarë zbritën në Alexandroupolis ditën e sotme dhe u përpoqën që të kërkonin azil në Greqi, pas ngjarjeve të një nate më parë më parë, që deri më tani dyshohet se ka shkaktuar vdekjen e të paktën 265 personave.
Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu urdhëroi që kapiteni, dy majorët dhe 5 ushtarë të tjerë të rikthehen në Turqi, ku, siç tha ai, do të përballen me dënimin e merituar, raporton klan.
Greqia nga ana e saj deklaroi se duhet të marrë në konsideratë ligjet ndërkombëtare përpara se të ekzekutojë kthimin e tyre, ndonëse premtoi se do ta kthente mbrapsht helikopterin.
Edhe Ministri Mevlut Cavusoglu tha se shteti helen ka premtuar se do t’i kthejë mbrapsht “ushtarët tradhëtarë”.
Ky lajm vjen pasi Kryeministri turk Binali Yildrim tha se vendi do të marrë në shqyrtim kthimin e dënimit me vdekje, për të dënuar grupin pas grushtit të shtetit. Dënimi me vdekje u hoq në vitin 2004.