Shumë njerëz raportohet të jenë lënduar pas një shpërthimi në afërsi të selisë së partisë së Erdoganit, AKP-së, në fshatin Beşyol të provincës juglindore Van.
Agjencia e lajmeve turke “Dogan” ka cituar policinë lokale të cilët thanë se raportet fillestare sugjerojnë se shpërthimi u shkaktua një makinë-bombë.
Agjencia tha se shpërthimi ishte në afërsi të zyrës së guvernatorit rajonal dhe zyrave të Partia e presidentit të Rexhep Tajip Erdogan (AKP), raporton “The Independent”.
Pamjet e tymit masiv nga një ndërtesë dhe shumë zjarrfikëse që po përpiqen për shuarjen e zjarrit janë duke u shfaqur në televizionin lokal.