Zyra e shtypit të Presidencës turke ka përditësuar numrin e përgjithshëm të të vdekurve, nga grushti i shtetit të 15 korrikut.
Sipas saj kanë humbur jetën 161 civilë, nga të cilët 20 ishin puçistë, raporton BBC.
Në mesin e të vdekurve janë edhe 104 puçistë, që mesa duket i referohet ushtarëve, duke e çuar numrin e të vdekurve në 265.