Është parandaluar një sulm në një gjykatë në Stamboll.
Policia ka arritur të ekzekutojë dy autorët, një burrë dhe një grua, ndërsa kanë mbetur të plagosur gjashtë persona.
Mësohet se mes gjashtë të plagosurve, tre janë efektivë policie.
Ministria e Brendshme e Turqisë njofton se autorët u identifikuan si anëtarë të grupit terrorist të ekstremit të majtë DHKP-C.
Incidenti vjen disa muaj pas një sulmi të ngjashëm përpara selisë së policisë në kryeqytetin Ankara në tetor të vitit të kaluar, për të cilin terroristët e PKK-së kishin marrë përsipër.