Shumë shtete kanë rekomanduar mbajtjen e maskave si një nga masat për tu ruajtur pandemia COVID-19.
Gjatë një vizite në një fabrikë ku prodhohen maska për fytyrën, Ministri i Drejtësisë i Belgjikës Koen Geens, pati një moment të sikletshëm teksa përpiqej të vendoste maskën në fytyrën e tij.
Ai fillimisht e vuri maskën në kokën e tij, pastaj te sytë dhe në fund e hoqi fare. Pamjet u bënë virale dhe u shpërndanë gjerësisht në internet.
Deri më tani në Belgjikë janë shënuar 7,844 viktima nga Covid-19 dhe janë regjistruar 49,906 të infektuar sipas Worldometers./ Opinion.al