Tanji një zonjë 98 vjeçare spanjolle është zotuar se nëse vazhdon të jetë mirë me shëndet, 100 vjetorin e lindjes së saj do të dëshironte ta festonte në Shqipëri. Ajo sëbashku me një grup turistësh spanjollë kanë vizituar sot qytetin e Sarandës dhe kalanë e Lëkursit dhe është mrekulluar nga bukuritë e saj.
Ka qenë koordinatorja e guidave turistike, Matilda Vela ajo që ka postuar disa foto të turistes 98 vjeçare ku ka theksuar se ajo ishte një grua energjike, e cila shpërndante vetëm pozitivitet në grup.