Një shtetase e huaj e paidentifikuar ka rënë nga veranda e katit të 3-të të 15-katëshit.
Policia tha se gruaja është në spital dhe ende nuk dihet gjendja e saj.
“Tek Hotel “Tirana Internacional”, ka rënë nga tarraca e verandës së këtij hoteli, një shtetase e huaj ende e paidentifikuar, rreth 40 vjeç. Ajo u dërgua për mjekim te menjëhershëm dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftim.
Policia ende nuk e ka përcaktuar nëse bëhet fjalë për tentativë vetëvrasje apo për ngjarje aksidentale.