Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani vijon turin rajonal në kuadër të bashkëpunimit me vendet e Ballkanit dhe çuarjen para të projekteve të shumta, por edhe integrimin e Ballkanit Perëndimor në hapësirën euroatlantike.
Pas Kosovës, ministri do të ndalet ditën e sotme në Maqedoninë e Veriut, ndërsa dikasteri që ai drejton ka bërë publike agjendën e takimeve.
Agjenda e plotë:
08:50 / Takim me Ministrin për Punët e Jashtme, z. Bujar Osmani
09:40 / Konferencë për mediat e ministrave Hasani dhe Osmani
10:10 / Takim me Zëvendëskryeministrin për Çështjet Evropiane, Bojan Mariçiç
14:30 / Takim me Zëvendëskryeministrin e parë, z. Artan Grubi dhe Kryetarin e Partisë BDI, z. Ali Ahmeti
15:10 / Takim me Kryetarin e Kuvendit, z. Talat Xhaferi
16:00 / Takim me Kryetarin e PDSH, z. Menduh Thaçi
16:45 / Takim me Kryetarin e Partisë Demokratike Evropiane, z. Arjanit Hoxha
17:25 / Takim me Kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, z. Arben Taravari