Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, nis turin e vizitave në Ballkanin Perëndimor për të prezantuar me detaje Planin e Rritjes për rajonin.
Zyrtarja nuk do të ndalet në Tiranë, pasi vizitoi Shqipërinë gjatë samitit për procesin e Berlinit, ku dha mesazhin e saj për projektin e ri europian. Von der Leyen, sot do të qëndrojë në Shkup, ndërsa nesër do të jetë në Prishtinë, ku do të zhvillojë takime me kryeministrin dhe presidenten.
Një ditë më pas takimet e saj zhvendosen në Malin e Zi dhe në Serbi, ndërsa turin e vizitave katër ditore i përmbyll në Bosnje e Hercegovinë. Von der Leyen ka planifikuar takime me kryeministrat dhe presidentët e këtyre shteteve, por gjithashtu edhe konferenca për shtyp në secilën prej ndalesave.