Tuna Sejdi këtë fundvit duket se ka hequr dorë përfundimisht nga koncertete që sjellin mijëra euro në llogarinë e saj bankare. Tuna dhe i dashuri i saj, Cozman nuk kanë paralajmëruar asnjë dalje koncertore në rrjetet sociale.
Këngëtarja ka postuar pak ditë më parë disa foto duke pushuar në Londër. Kjo qetësi vjen ose si rezultat i përgatitjes për ndonjë projekt të madh muzikor, ose klubet e kanë braktisur “zogun” këtë herë, duke mos i bërë oferta koncertesh.