Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tuci dhe Ramadani: Japim maksimumin sepse luajmë për kombin. Futemi në fushë vetëm për rezultat pozitiv

2024/11/13 at 12:22 PM
në Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Tuci dhe Ramadani: Japim maksimumin sepse luajmë për kombin. Futemi në fushë vetëm për rezultat pozitiv

Kanë mbetur vetëm katër ditë nga sfida e parë e Kombëtares kundër Çekisë, e cila do të luhet më 16 nëntor, ora 20:45.

Dy lojtarët e Kombëtares, sulmuesi Indrit Tuci dhe mesfushori Ylber Ramadani treguan në konferencën për media se si po shkojnë përgatitjet e kuqezinjve, ndërsa nënvizuan se janë të fokusuar fillimisht te ndeshja e parë.

I grumbulluar për herë të dytë me Kombëtaren, Indrit Tuci vlerësoi çekët për lojën që bëjnë, ndërsa theksoi se kuqezinjtë po marrin masat e duhura për të dyja ndeshjet.

Sulmuesi tregoi se është në gjendje të mirë fizike, teksa tha se është gati për të dhënë maksimumin e tij nëse trajneri i beson minuta në ‘Air Albania’.

Tuci nuk sheh rivalë në Kombëtare, ndërsa tha se kuqezinjtë luajnë për kombin shqiptar dhe shpreson të shënojë edhe gol te këto sfida.

“Presion nuk kam, por kam qejf sepse është hera ime e parë që do të luaj në ‘Air Albania’ dhe stadiumi është sold out. Këtë e marr si motivim dhe jo presion. Nëse trajneri më beson, jam gjithmonë i gatshëm ta bëj punën time.

I njoh mirë djemtë e Çekisë, sepse kanë një stil loje që edhe ne e pamë në ndeshjen e parë. Janë fizikë, luajnë me topa të gjatë, do të bëjmë ç’është e mundur që t’i ndalojmë dhe të jemi më luftëtarë në topat e dytë. Ata kanë një sulmues të gjatë dhe duhet ta mbulojmë sa më mirë dhe shpresoj që ashtu sikurse në ndeshjen ndaj Gjeorgjisë, t’i neutralizojmë, të bëjmë një ndeshje të njëjtë dhe të kënaqim tifozët.

Nuk janë pak tre gola në 4 ndeshje. Po t’i shikojmë ekipet e tjera, kanë shënuar sa ne. Gjeorgjia ka bërë më mirë se ne. Ne kemi 6 pikë aq sa kanë edhe dy ekipet e tjera. Nuk ka rëndësi sa gola shënon, nëse fiton ndeshjen 1-0, merr tre pikët dhe e ke kryer punën. Dëshira jonë është që të shënojmë gola dhe besoj se do t’ia dalim me sukses sepse po stërvitemi mjaft mirë”, tha Tuci.

Ylber Ramadani vlerësoi të dy kundërshtarët dhe theksoi se fokusi fillimisht është te ndeshja e radhës ndaj Çekisë.

Mesfushori nënvizoi se Kombëtarja do të japë maksimumin për të marrë rezultat pozitiv në të dyja takimet.

“Të dy kundërshtarët janë të fortë, kanë luajtur në Europian. Synimi i tyre është kualifikimi, por ne mendojmë vetëm ndeshjen e radhës ndaj Çekisë, pastaj Ukrainën. Nuk do të jetë e lehtë pasi janë kundërshtarë të fortë. Çekia është skuadër fizike, por ne jemi duke u përgatitur. Avantazhi jonë i vetëm janë tifozët që do t’i kemi në “Air Albania”, kjo është një shtysë e madhe për ne.

Sulmuesi i Çekisë është i gjatë dhe duhet ta mbulojmë dy veta. Ashtu e pësum golin e parë në Çeki, janë skuadër shumë fizike. Duhet ta menaxhojmë shumë mirë sulmuesin e tyre.

Normalisht, të gjithë kemi ardhur që të marrim në të dyja ndeshjet rezultate pozitive. Do bëjmë maksimumin.

Mendoj që duhet të ndryshojmë qasjen dhe përkushtimin në ndeshje”, tha Ramadani.

Ju sugjerojmë

Koreja e Veriut arreston tre zyrtarë pas fundosjes së anijes luftarake
Bota

Koreja e Veriut arreston tre zyrtarë pas fundosjes së anijes luftarake

25 Maj, 2025 10:17 am
Gjermania planifikon të rikthejë shërbimin e detyrueshëm ushtarak
Bota

Gjermania planifikon të rikthejë shërbimin e detyrueshëm ushtarak

25 Maj, 2025 10:10 am
Vlorë/ Grabitën banesën e marrë me qera, shpallen në kërkim dy persona
Kronikë

Fier/ Babë e bir tentuan të vrisnin 58-vjeçarin, arrestohet një prej agresorëve

25 Maj, 2025 10:06 am
Lezha çel sezonin turistik, promovohet potenciali turistik dhe kulturor i qarkut
Aktualitet

Lezha çel sezonin turistik, promovohet potenciali turistik dhe kulturor i qarkut

25 Maj, 2025 9:52 am
Ndezi zjarr për të pastruar tokën, rrezikoi banesat e fqinjëve, në kërkim 50 vjeçari
Kronikë

Berat/ Shpërthim me lëndë plasëse në një lokal

25 Maj, 2025 9:26 am
Përfshihet nga zjarri makina në rrugën Fier-Lushnjë, shpëtojnë shoferi dhe pasagjeri
Kronikë

Përfshihet nga zjarri makina në rrugën Fier-Lushnjë, shpëtojnë shoferi dhe pasagjeri

25 Maj, 2025 9:14 am
Ronaldo “Fenomeni” shet aksionet te Real Valladolid pas protestave nga tifozët
Sport

Ronaldo “Fenomeni” shet aksionet te Real Valladolid pas protestave nga tifozët

25 Maj, 2025 9:10 am
Rusia vijon sulmet me dronë dhe raketa në Ukrainë
Bota

Rusia vijon sulmet me dronë dhe raketa në Ukrainë

25 Maj, 2025 9:05 am
BE po “mendon” organizimin e bisedimeve për paqe me Rusinë, Zelensky: Nuk i besoj Putinit
Bota

Lufta në Ukrainë, Zelensky: Vladimir Putin po tallet me gjithë botën

25 Maj, 2025 9:02 am
KE: Gratë në BE ende paguhen 13% më pak se burrat
Bota

Pse Evropa nuk po i luan të gjitha kartat në ‘luftën’ e tarifave doganore?

25 Maj, 2025 8:44 am
Para
Aksident me vdekje në Korçë! U përplas nga makina, këmbësori ndërron jetë në spital 

Plagosi 16-vjeçarin në Korçë, arrestohet i riu 

Meloni dekret emergjent për azilkërkuesit

Mediat italiane: Meloni do të presë GJED-në për Gjadrin

“Nuk i shikoj notat që më vendosin”/ Ramadani: Avantazhi ynë i vetëm janë tifozët, ja pse humbëm në Pragë 

“Nuk i shikoj notat që më vendosin”/ Ramadani: Avantazhi ynë i vetëm janë tifozët, ja pse humbëm në Pragë 

TE FUNDIT

Koreja e Veriut arreston tre zyrtarë pas fundosjes së anijes luftarake

Koreja e Veriut arreston tre zyrtarë pas fundosjes së anijes luftarake
25 Maj, 2025

Koreja e Veriut ka arrestuar tre zyrtarë të një kantieri detar pas incidentit të ndodhur gjatë hedhjes në det të...

Lexo më shumë

Gjermania planifikon të rikthejë shërbimin e detyrueshëm ushtarak

Gjermania planifikon të rikthejë shërbimin e detyrueshëm ushtarak
25 Maj, 2025

Teksa vendet rreth Evropës rritin mbrojtjen e tyre mes frikës nga agresioni rus, ministri gjerman i Mbrojtjes ka pranuar se...

Lexo më shumë

Fier/ Babë e bir tentuan të vrisnin 58-vjeçarin, arrestohet një prej agresorëve

Vlorë/ Grabitën banesën e marrë me qera, shpallen në kërkim dy persona
25 Maj, 2025

Një konflikt ku janë përfshirë disa persona ka ndodhur në fshatin Shtyllas të Fierit. Policia informon se ngjarja ka  ndodhur...

Lexo më shumë

Lezha çel sezonin turistik, promovohet potenciali turistik dhe kulturor i qarkut

Lezha çel sezonin turistik, promovohet potenciali turistik dhe kulturor i qarkut
25 Maj, 2025

Lezha ka hapur zyrtarisht sezonin turistik për vitin 2025, në një aktivitet festiv që mblodhi vizitorë të shumtë, si dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com