Tsu.co është një rrjet social i ngjashëm me Facebook-un. Ai ju lejon të postoni foto, video dhe përmbajtje të ndryshme me miqtë e tuaj dhe juve mund të regjistroheni vetëm me ftesë.
Krijuesi i tij Sebastian Sobczak, ka vendosur të krijojë një platformë që do ta bënte praninë e përdoruesve më shumë fitimprurëse. Shumë nga postimet që njerëzit bënin në Tsu.co linkun e tyre e çonin edhe në Facebook e Twitter, mirëpo Zuckerberg nuk e lejon më këtë opsion, duke i konsideruar postimet e Tsu.co si spam.
Ai ka bërë të mundur që postimet e këtij rrjeti social mos të shfaqen më as në Twitter dhe aq më pak në Instagram.