Një 35-vjeçare është gjetur e pajetë në orët e para të mëngjesit të sotëm në bregun e liqenit të Fierzës.
Trupi i pajetë i viktimës, e cila ende nuk është identifikuar u gjet në vendin e quajtur “Shtrazë”.
Sipas uniformave blu, dyshohet se ajo është vetëmbytur, ndërsa në trupin e pajetë nuk janë konstatuar shenja dhune.
“Në orët e para të mëngjesit, në vendin e quajtur “Shtrazë”, në bregun e liqenit të Fierzës, është konstatuar e pajetë një shtetase ende e paidentifikuar, rreth 35 vjeçe.
Gjatë këqyrjes së trupit të pajetë nuk janë konstatuar shenja dhune. Nga të dhënat paraprake dyshohet se kjo shtetase është vetëmbytur”,-njofton policia.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e kësaj shtetaseje dhe për zbardhjen e rrethanave të humbjes së jetës.