Gjetja e dy trupave thuajse të dekompozuar në një zonë të pyllëzuar në fshatin Meidan të Tropojës ka vënë në lëvizje policinë, që po punon për zbardhjen e ngjarjes. Trupat që i përkasin një femre dhe një mashkulli nuk kanë patur plagë ose armë zjarri, ndërsa mbanin të veshur kostume sportive.
Nga hetimet e para të policisë, dyshohet se mashkulli mund të ketë qenë person me precedent penal, por ky nuk është ende një fakt i konfirmuar, derisa te behet identifikimi i plote i kufomave.