Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Trumpi President: Shtatë mënyrat se si mund të ndryshojë bota

2017/01/21 at 5:19 PM
në Aktualitet, Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Trumpi President: Shtatë mënyrat se si mund të ndryshojë bota

Republican presidential candidate Donald Trump speaks to supporters as he takes the stage for a campaign event in Dallas, Monday, Sept. 14, 2015. (AP Photo/LM Otero)

Zhvendosja e Trump-it në Shtëpinë e Bardhë mund të ndryshojë marrëdhënien e Amerikës me pjesën tjetër të botës. Më poshtë, BBC liston shtatë mënyrat se këto marrëdhënie mund të ndryshojnë…


NATO, pritet një tërmet

Trump ka qenë tepër kritik ndaj NATO-s, guri i themelit për politikën e jashtme amerikane për më shumë se 60 vjet.

Ai ka sulmuar organizatën, duke e parë atë si të vjetërsuar dhe të karakterizuar nga anëtarët e saj si aleatë mosmirënjohës të bujarisë amerikane.

Ditë para inaugurimit të tij, ai përsëriti se shumë prej 28 vendeve anëtare të NATO-s nuk po paguanin pjesën që iu takon dhe kjo, sipas tij, është shumë e padrejtë për Amerikën.

Vërejtjamë e fundit erdhi pas zbarkimit të 3 mijë trupave amerikane në Poloni, si pjesë e planit të BarackObama-s për të siguruar aleatët e NATO-s ndaj shqetësimeve të agresionit rus.

Retorika e zotit Trump, në fakt, thjesht u jep zë shqetësimeve të ngritura prej kohësh të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shumicën e vendeve anëtare, të cilat nuk e kapin objektivin e shpenzimeve në mbrojtje sa 2% i PBB-së, ndërkohë që shpenzimet e mbrojtjes në Shtetet e Bashkuara janë më të lartat në botë.

Presidenti i ri ka theksuar se NATO është “shumë e rëndësishme” për të.

Por, qëndrimi i tij ka shkaktuar alarm në Europë. Ministri i Jashtë gjerman tha se komentet e Trump-it po shkaktonin shqetësime në aleancë.

Lidhje më të ngushta me Rusinë?

Gjatë fushatës së zgjedhjeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Trump e cilësoi Presidentin rus,Vladimir Putin, si një udhëheqës të fortë, me të cilin ai do të donte të kishte njëmarrëdhënie të mirë.

Kjo përpara se inteligjenca amerikane të përcaktonte se Rusia ishte përgjegjëse për sulmet e shkëmbimeve elektronike të Partisë Demokratike gjatë fushatës, një përfundim qëPresidenti DonaldTrump më së fundmi ka rënë dakord me të.

Ai tha se do të ndërtojë marrëdhënie besimi me zotin Putin, si dhe me kancelaren gjermane AngelaMerkel, por paralajmëroi se mund të mos zgjasë shumë.

Trump gjithashtu tha se do të vazhdojë të mbajë sanksionet kundër Rusisë, së paku për një periudhë kohe.

Por gjatë një interviste hodhi mendimin se sanksionet ndërkombëtare mund të hiqen nëse disa marrëveshje të mira arrihen me Rusinë, përfshirë dhe reduktimin e armatimit bërthamor.

Marrëdhëniet Rusi-ShBA kanë qenë veçanërisht të tensionuara për sa i përket qëndrimit të Shteteve të Bashkuara mbi Ukrainën, Sirinë dhe sulmeve kibernetike. Kjo duket të jetë njëmarrëdhënie bilaterale ku dinamika e zhvillimeve mund të ndryshojë plotësisht nën Presidencën Trump.

Fundi i tregtisë së lirë?

Politikat tregtare të Donald Trump mund të përllogariten si ndryshimi i vetëm më i madh i mënyrës se si Amerika bën biznes me pjesën tjetër të botës për dekada.

Ai ka kërcënuar me mbylljen e një numri marrëveshjeve të lira tregtare, përfshirë Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë midis vendeve të Amerikës së Veriut, si Kanadaja, Shtetet e Bashkuara dhe Meksika, të cilën ai e fajëson për humbjen e vendeve të punës.Ai gjithashtu ka propozuar tërheqjen e Amerikës nga Organizata Botërore e Tregtisë.

Që nga fitorja e zgjedhjeve, ai është fokusuar në kompanitë kërcënuese, veçanërisht te prodhuesit e makinave, që ai do të vendosë një tarifë 35% mbi të mirat e prodhuara nëMeksikë.

Sulmi i tij ndaj politikave tregtare bëhet me qëllim krijimin e vendeve të punës në SHBA, për të zvogëluar deficitin tregtar dhe për të bërë marrëveshje të mira për amerikanët.

Kina, veçanërisht, është vënë nën shënjestër, dhe jo vetëm për tregtinë.

Fundi i politikës së ndjekur me Kinën

Një telefonatë midis Trump-it dhe presidentit të Tajvanit, TsaiIng-wen në fillim të dhjetorit, theu protokollin e katër dekadave të Shteteve të Bashkuara.

Pekini e shikon Tajvanin si një provincë dhe mohimi i shtetit të pavarurështë prioritet kyç i politikës së jashtme kineze, diçka që Shtetet e Bashkuara e kanë njohur me anë tëqëndrimit të gjatë politik, që ka parë Kinën dhe Tajvanin si një të vetëm.

Presidenti i ri më së fundmi ka thënë se çdo gjë po negociohet për këtë politikë. Kina u përgjigj se ky parim nuk ishte i negociueshëm.

Ky pozicion konfliktues ngre pikëpyetje serioze mbi trajektoren e marrëdhënieve midis dy ekonomive më të mëdha në botë.

Por, Trump po shfaq një shkallë pragmatizmi mbi çështjet e tjera me Kinën. Ai është tërhequr nga një premtim i mëparshëm për të etiketuar Kinën si manipulator të këmbimit tëmonedhës. Tani shprehet i hapur për bisedime.

Marrëveshja bërthamore me Iranin mund të rimendohet

Për Presidentin Obama, marrëveshja që hoqi sanksionet kundër Iranit në këmbim të garancisë se nuk do të zhvillonte me armë bërthamore kishte një kuptim historik.

Por, për DonaldTrump, i cili ngre shqetësimet e republikanëve, ka qenë marrëveshja më e keqe e negociuar që ka parë.

Ai tha se anulimi i saj do të jetë një nga prioritetet e qeverisjes së tij, por pa specifikuar se çfarë do të bëjë.

Prishja e marrëveshjes do të ketë ndikim të gjerë në Lindjen e Mesme. Irani është aktori kryesor në konfliktin sirian dhe rival i Izraelit dhe Arabisë Saudite.

Ministri i Jashtëm i Iranit, JavadZarif, i ka kërkuar Trump-it që të mbetet i angazhuar ndaj marrëveshjes bërthamore. Ai është shprehur seDonaldTrump duhet të respektojë marrëveshjen që ka shkatërruar disa prej superfuqive bërthamore.

Lideri Suprem i Iranit, Ayatollah AliKhamenei, u tregua më i hapur. Nëse ata tërhiqen, ne do t’i vëmë flakën, cituar nga Associated Press./Monitor



Ju sugjerojmë

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale
-Kulturë

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale

13 Maj, 2025 11:45 pm
Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër
-U tha në Opinion

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër

13 Maj, 2025 11:41 pm
Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
Politikë

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët

13 Maj, 2025 11:37 pm
Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!
-U tha në Opinion

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!

13 Maj, 2025 11:27 pm
Incidenti në KZAZ/ Shehaj:Ngrita zërin dhe u dorëzuan!Fevziu: Pse kështu zgjidhet?!
-U tha në Opinion

Incidenti në KZAZ/ Shehaj:Ngrita zërin dhe u dorëzuan!Fevziu: Pse kështu zgjidhet?!

13 Maj, 2025 11:16 pm
4 me 1 s’ka bër vaki/A u zhgënjye PS për mosarritjen e mandatit të katërt në Dibër?
-U tha në Opinion

4 me 1 s’ka bër vaki/A u zhgënjye PS për mosarritjen e mandatit të katërt në Dibër?

13 Maj, 2025 11:04 pm
Fitorja e PS me 12 mandate në Fier, thyen heshtjen Gazment Bardhi
Kryesore

Fitorja e PS me 12 mandate në Fier, thyen heshtjen Gazment Bardhi

13 Maj, 2025 10:53 pm
Starmer uron Ramën për zgjedhjet parlamentare: Fitore historike!
Politikë

Starmer uron Ramën për zgjedhjet parlamentare: Fitore historike!

13 Maj, 2025 10:38 pm
Berisha dhe  Rama/ Nga lëvizjet për liri deri në “armiqësinë” e pakthyeshme
Politikë

Berisha dhe Rama/ Nga lëvizjet për liri deri në “armiqësinë” e pakthyeshme

13 Maj, 2025 10:15 pm
Mungesa e bashkëpunimit mes mazhorancës dhe opozitës, Rama: Nëse nuk ka dyshe për tango, do luhet muzika e BE-së!
Politikë

Zgjedhjet në Shqipëri, liderët e Spanjës dhe Kroacisë urojnë kryeministrin Rama

13 Maj, 2025 9:59 pm
Para
Kosova uron presidentin Trump

Kosova uron presidentin Trump

Si ju bën nëna më të lumtur, sipas shkencës

Si ju bën nëna më të lumtur, sipas shkencës

Po tani çfarë do të bëjnë Michelle dhe Barack Obama?

Po tani çfarë do të bëjnë Michelle dhe Barack Obama?
















TE FUNDIT

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale
13 Maj, 2025

Shqipëria është kualifikuar në natën finale të "Eurovision 2025". “Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm” u kualifikua mes 10 shteteve fituese...

Lexo më shumë

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër
13 Maj, 2025

Në transmetim live të emisionit “Opinion”, moderatori Blendi Fevziu mori një mesazh në telefon nga një shqiptar, i cili jetonte...

Lexo më shumë

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
13 Maj, 2025

Fitorja e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare, ka sjellë urime të shumta nga liderët evropianë për kryeministrin Rama. Përmes reagimeve...

Lexo më shumë

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!
13 Maj, 2025

Vota e diasporës dhe rezultati i saj i deritanishëm, ka sjellë ‘revoltë’ nga ana e Partisë Demokratike. Demokrati Eno Bpzdo...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com