Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Trump zyrtarisht kandidat për president: Do të ulim çmimet dhe do ta bëjmë Amerikën sërish të përballueshme 

2024/07/19 at 8:30 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Trump zyrtarisht kandidat për president: Do të ulim çmimet dhe do ta bëjmë Amerikën sërish të përballueshme 

Vetëm pesë ditë pasi i mbijetoi atentatit ndaj tij gjatë një tubimi elektoral, ish-presidenti Donald Trump iu drejtua të enjten Kuvendit Kombëtar Republikan duke pranuar emërimin e tij si kandidat zyrtar për president, me një fjalim të projektuar për të bashkuar partinë e tij dhe më gjerë vendin, në mbështetje të kandidimit të tij të tretë radhazi për në Shtëpinë e Bardhë. 


“Do të nisim së bashku një vit sigurie, begatie dhe lirie për qytetarët e të gjitha racave, besimeve, ngjyrave dhe përkatësive. Mosmarrëveshja dhe përçarja në shoqërinë tonë duhet të shërohet. Ne duhet ta shërojmë. Si amerikanë, jemi të lidhur së bashku nga i njëjti fat i përbashkët. Ngrihemi së bashku, ose rrëzohemi të gjithë. Unë po kandidoj për të qenë presidenti i të gjithë amerikanëve, jo gjysmës së amerikanëve, pasi nuk ka fitore nëse fitohet vetëm për gjysmën e Amerikës”, tha ish-presidenti Trump. 

Duke pranuar me krenari emërimin si kandidat zyrtar për president i Partisë Republikane, ish-presidenti Trump premtoi se do të veprohet në mënyrën e duhur. Ai falenderoi popullin amerikan për “vërshimin e dashurisë dhe mbështetjes” pas atentatit të dështuar ndaj tij. 

“Pata Zotin në anën time”, tha ish-presidenti Trump, pasi përshkroi se si plumbi për pak i mori jetën. “Nëse nuk do të kisha lëvizur kokën në atë moment, plumbi i vrasësit do të kishte goditur në shenjë dhe unë nuk do të isha këtu sot me ju. Nuk do të ishim së bashku”. 

Ish-presidenti Trump sidoqoftë u bëri thirrje demokratëve të heqin dorë “nga gjuetia e shtrigave që kam përjetuar gjatë gati tetë viteve”, siç u shpreh ai dhe u kërkoi që të veprohet kështu pa vonesa dhe të mundësohet një proces zgjedhor në nivelin e merituar nga amerikanët. 

“Nuk duhet të ndëshkojmë penalisht disidencën apo të demonizojmë marrëveshjet politike dhe kjo i ka ndodhur vendit tonë rishtazi në një nivel që nuk është parë ndonjëherë“, tha ish-presidenti Trump. 

Duke falenderuar bashkëshorten e tij, ish-zonjën e parë Melania Trump dhe kandidatin e përzgjedhur për nënpresident të ardhshëm, senatorin J D Vance, ish-presidenti Trump u zotua për një vizion për të gjithë kombin. 

“Të gjithë qytetarëve, qofshin të rinj, të vjetër, burra apo gra, demokratë, republikanë apo të pavarur, aziatikë apo hispanikë, ju shtrij dorën e miqësisë dhe besnikërisë“, tha ish-presidenti Trump. 

Duke folur për konfliktet në Evropë, Lindjen e Mesme dhe një spektër në rritje konfliktesh të mundshme në Azi, ish-presidenti Trump tha se ka ardhur koha për ndryshim dhe për njerëz të fortë. “Nuk kemi njerëz që veprojnë me forcë, përveç kur iu duhet të mashtrojnë me zgjedhjet dhe nja dy gjëra të tjera. Atëherë veprojnë me forcë“, tha ish-presidenti Trump. 

Pasi përsëriti premtimet për ngritjen e murit në kufirin jugor, vendosjen e tarifave në dogana ndaj mallrave të huaja, rritjen e nxjerrjes së naftës nga nëntoka, ai e kritikoi drejtpërsëdrejti presidentin Biden, emrin e të cilit u zotua se nuk do ta përmendte më gjatë fjalimit. “Nëse do të merrnim dhjetë presidentët më të këqinj amerikanë, ata së bashku nuk do të kishin shkaktuar dëmin që ka shkaktuar Biden-i“, tha ai. 

“Së bashku do të jemi sërish një komb madhështor“, tha ai. “Qoftë nëse më keni mbështetur apo jo… Me shumë përulje ju kërkoj të jeni të lumtur për të ardhmen e vendit tonë“, tha ish-presidenti Trump. 

Ai premtoi veprime të vendosura për të luftuar inflacionin. “Duhet t’i lehtësojmë ekonomikisht qytetarët tanë, duke ja filluar që nga dita e parë. Do t’i ulim çmimet dhe do ta bëjmë Amerikën sërish të përballueshme“, tha ai. 

Ish-presidenti u zotua të anullojë disa prej politikave, si p.sh. rregulloret për makinat elektrike, nga të cilat tha se përfiton Kina dhe ndërkohë shkatërrohet industria amerikane e automobilëve. 

“Na kanë shfrytëzuar prej kohësh vende të tjera. Shpesh madje janë vende të ashtuquajtura aleate”, tha ish-presidenti Trump. “Nuk do të lejojmë më të vijnë dhe të grabisin vendin tonë“. 

Duke premtuar rifuqizimin e klasës së mesme amerikane, ish-presidenti Trump tha se kjo sidoqoftë nuk mund të arrihet nëse nuk ndalet emigracioni i paligjshëm, të cilin e quajti “pushtimin më të keq të parë në ndonjë vend tjetër të botës”. 

“Do ta ndalim dhe do ta ndalim me shpejtësi“, tha ish-presidenti Trump. “Do të rikthejmë plotësisht kufijtë e shenjtë dhe sovranë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe këtë do ta bëjmë që në ditën e parë…. Duam që njerëzit të vijnë në Shtetet e Bashkuara, por duam që ta bëjnë këtë në rrugë të ligjshme“. 

Duke përsëritur akuzat se nga shumë vende po vijnë drejt kufijve të Amerikës persona me historik penal, ai u zotua sërish për të bërë operacionin më të madh të deportimit në historinë e Amerikës. Ai iu drejtua Amerikës duke u zotuar “t’i mbajë djemtë dhe vajzat tona të sigurta” dhe përmendi si shembull komentet e kryeministrit hungarez Victor Orban duke vlerësuar fuqinë e administratës Trump. 

“Rusia sulmoi Gjeorgjinë nën presidentin Obama. Rusia mori Krimenë nën administratën e tanishme. Rusia tani do të gjithë Ukrainën. Nën presidentin Trump, Rusia nuk mori asgjë“, tha ish-presidenti Trump. Është shndërruar në një planet lufte, tha ai, duke përmendur Izraelin, Ukrainën dhe tërheqjen “shkatërrimtare” nga Afganistani. Kina gjithashtu ka qarkuar Tajvanin dhe anijet dhe nëndetëset bërthamore ruse janë pranë bregdetit të Kubës, tha ai. 

“I jap një mesazh të gjithë botës“, tha presidenti Trump. “Duam të na ktheni pengjet tona“, tha ai duke paralajmëruar për pasoja. 

Përgjatë gjithë fjalimit, ish-presidenti Trump premtoi një epokë të artë në zhvillimin e ekonomisë amerikane. “Pak ditë më parë, për pak mori fund rrugëtimi im i përbashkët me ju, por ja ku jemi… Jetojmë në një botë mrekullish… Çdo moment mbi tokë, është një dhuratë nga Zoti“, tha ai. 

Ish-presidenti Trump e shkruajti vetë fjalimin e tij, i thanë agjencisë së lajmeve Associated Press dy persona në dijeni të çështjes. 

Ndërsa republikanët pritej të dilnin më të bashkuar se nga kuvendet e tyre të viteve të fundit, demokratët vazhdojnë të përjetojnë ndasitë për sa i përket rikandidimit të presidentit Biden. Pas paraqitjes së dobët të tij gjatë debatit me zotin Trump muajin e kaluar, presidenti Biden i ka rezistuar trysnisë së shtuar për t’u tërhequr nga kandidimi, ndërsa po afron kuvendi i vetë Partisë së tij Demokrate që pritet të mbahet muajin e ardhshëm në Çikago. 

Sipas një anketimi të publikuar të mërkurën nga Qendra për Studime Publike dhe agjencia e lajmeve Associated Press, gati dy të tretat e demokratëve në rang vendi mendojnë se presidenti Biden duhet të tërhiqet nga gara dhe ta lejojë partinë e tij të përzgjedhë një kandidat tjetër. 

Kuvendi ofroi një pamje të Partisë Republikane të transformuar nga zoti Trump që kur ai fitoi zemrat e elektoratit të partisë drejt emërimit si kandidat i republikanëve në vitin 2016. Ish-rivalët brenda partisë së zotit Trump – përfshirë senatorët Ted Cruz i Teksasit dhe Marco Rubio i Floridës, ish-ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley dhe Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis – shprehën mbështetjen e pakushtëzuar për ish-presidentin. 

Edhe senatori Vance, i përzgjedhuri i zotit Trump për ta udhëhequr lëvizjen e tij në të ardhmen, dikur ka qenë kritik i ashpër i tij, duke e krahasuar atë në mesazhe private, që rodhën më pas, me Hitlerin. 

Zoti Trump nuk kishte folur në publik që prej sulmit, ndonëse ai pati bërë intervista pa praninë e kamerave. 



Ju sugjerojmë

Lista Serbe kërkon kompromis, ndërsa Kosova vazhdon mbylljen e institucioneve
Rajoni

Lista Serbe kërkon kompromis, ndërsa Kosova vazhdon mbylljen e institucioneve

19 Maj, 2025 4:47 pm
“Topi i Artë”, zbulohet data e ceremonisë
Sport

“Topi i Artë”, zbulohet data e ceremonisë

19 Maj, 2025 4:44 pm
Brazilit s’i lejohet të eksportojë mish në BE, për shkak të gripit të shpendëve
Bota

Brazilit s’i lejohet të eksportojë mish në BE, për shkak të gripit të shpendëve

19 Maj, 2025 4:38 pm
Papa takohet me JD Vance, Vatikani: U diskutua mbi disa çështje ndërkombëtare
Bota

Papa takohet me JD Vance, Vatikani: U diskutua mbi disa çështje ndërkombëtare

19 Maj, 2025 4:36 pm
Shpërthejnë kritikat ndaj djalit të Trump, pas postimeve për sëmundjen e Biden
Bota

Shpërthejnë kritikat ndaj djalit të Trump, pas postimeve për sëmundjen e Biden

19 Maj, 2025 4:33 pm
Mbyllet numërimi në Fier, Zegjine Çaushi fiton mandatin e deputetit
Politikë

Mbyllet numërimi në Fier, Zegjine Çaushi fiton mandatin e deputetit

19 Maj, 2025 4:28 pm
Netanyahu shkarkon shefin e Shërbimeve Sekrete të Brendshme, Egjipti: Strehojmë gjysmë milion palestinezë të Gazës
Bota

Netanyahu: Ndjeva trysni nga aleatët për të lejuar futjen e ndihmave në Gazë

19 Maj, 2025 4:16 pm
Drejt fundit numërimi i votave të diasporës për kandidatët
Aktualitet

Drejt fundit numërimi i votave të diasporës për kandidatët

19 Maj, 2025 4:03 pm
Protestë në Hagë për Gazën: Qeveria holandeze të reagojë! Ndalni fushatën e Izraelit
Bota

Protestë në Hagë për Gazën: Qeveria holandeze të reagojë! Ndalni fushatën e Izraelit

19 Maj, 2025 3:49 pm
Euro U-17 për herë të parë në Shqipëri/ Duka: Ditë historike për futbollin tonë
Kryesore

Euro U-17 për herë të parë në Shqipëri/ Duka: Ditë historike për futbollin tonë

19 Maj, 2025 3:31 pm
Para
Obama i kërkon Presidentit Biden të rishqyrtojë kandidimin 

Obama i kërkon Presidentit Biden të rishqyrtojë kandidimin 

Humbjet e shtetit shqiptar në Arbitrazhe, totali i detyrimeve për t’u paguar arrin në 183.2 milionë euro 

Humbjet e shtetit shqiptar në Arbitrazhe, totali i detyrimeve për t’u paguar arrin në 183.2 milionë euro 

Përplasën dy makina në Vlorë, plagosen nënë e bijë

Gjendet një trup i pajetë në liqenin e Komanit, dyshimet e para 
















TE FUNDIT

Lista Serbe kërkon kompromis, ndërsa Kosova vazhdon mbylljen e institucioneve

Lista Serbe kërkon kompromis, ndërsa Kosova vazhdon mbylljen e institucioneve
19 Maj, 2025

Derisa Lista Serbe u bën thirrje vendeve të QUINT-it – Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Gjermania, Italia, Franca –...

Lexo më shumë

“Topi i Artë”, zbulohet data e ceremonisë

“Topi i Artë”, zbulohet data e ceremonisë
19 Maj, 2025

Ceremonia e “Topit të Artë” do të zhvillohet më 22 Shtator 2025. Kjo është konfirmuar nga organizatorët e “L’Equipe” dhe...

Lexo më shumë

Brazilit s’i lejohet të eksportojë mish në BE, për shkak të gripit të shpendëve

Brazilit s’i lejohet të eksportojë mish në BE, për shkak të gripit të shpendëve
19 Maj, 2025

Brazili, eksportuesi më i madh i shpendëve në botë dhe eksportuesi kryesor i mishit të shpendëve në Bashkimin Evropian, e...

Lexo më shumë

Papa takohet me JD Vance, Vatikani: U diskutua mbi disa çështje ndërkombëtare

Papa takohet me JD Vance, Vatikani: U diskutua mbi disa çështje ndërkombëtare
19 Maj, 2025

JD Vance dhe Papa Leoni u takuan këtë mëngjes. Zëvendëspresidenti amerikan ishte në Romë pasi mori pjesë në meshën inauguruese...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com