Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump ka zgjedhur drejtorin e ri të CIA pas dorëheqjes së James Clapper. Republikani Mike Pompeo do të jetë drejtori i CIA
Deputet i Kansasit nga radhët e Tea Party, Mike Pompeo mësohet se e ka pranuar detyrën në krye të agjencisë së spiunazhit.
Pompeo ka qenë mes kundërshtarëve më të egër të reformës në shëndetësi “Obamacare” dhe kundër mbylljes së burgut famëkeq të Guantanamos.
Gjithashtu, ai njihet si një nga mbështetësit kryesorë të programit të përgjimit të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, NSA, të publikuar nga Edward Snowden.