Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Trump zgjedh Richard Grenellin si të dërguar për misione të posaçme ndërkombëtare

2024/12/15 at 8:34 AM
në Bota, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Trump zgjedh Richard Grenellin si të dërguar për misione të posaçme ndërkombëtare

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha të shtunën se ka zgjedhur ish-shefin e tij të zbulimit Richard Grenell, si të dërguar presidencial për misione të posaçme, një post ku ai pritet të ndihmojë administratën e ardhshme që të përballet me disa nga sfidat më të vështira të politikës së jashtme.

“Ric do të punojë për disa nga pikat më të nxehta në botë, përfshirë Venezuelën dhe Korenë e Veriut”, tha Trump në platformën e tij të mediave sociale Truth Social, pa dhënë më tej për përgjegjësitë e këtij pozicioni.

Një burim nga ekipi i tranzicionit i zotit Trump tha për agjencinë Reuters se zoti Grenell do të fokusohet gjithashtu tek tensionet në Ballkan.

Grenell reagoi në platformën X: “Të punosh në emër të popullit amerikan për Donald Trumpin është nderi më i madh i jetës. Presidenti Trump është dikush që u gjen zgjidhje problemeve, duke i mbajtur amerikanët të sigurt dhe të begatë. Kemi shumë punë për të bërë. Le të fillojmë punën”, u shpreh ai.

Gjatë mandatit të parë të zotit Trump, zoti Grenell shërbeu si ambasador në Gjermani, i dërguar i posaçëm presidencial për negociatat mes Serbisë dhe Kosovës, si edhe si Drejtor në detyrë i Zbulimit Kombëtar.

Ai ka qenë prej kohësh një nga këshilltarët e politikës së jashtme të Trump.

Pasi bëri fushatë intensive për zotin Trump për zgjedhjet e 5 nëntorit, Grenell ishte pretendent kryesor për postin e Sekretarit të Shtetit, por Trump emëroi senatorin Marco Rubio për atë post.

Ai u përmend gjithashtu si kandidat i mundshëm për pozicionin e të dërguarit të posaçëm për luftën në Ukrainë, por përfundimisht zoti Trump zgjodhi gjeneral lejtnantin në pension Keith Kellogg për atë detyrë.

Ai ishte i pranishëm kur Trump u takua me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në shtator. Grenell është shprehur në favor të një marrëveshjeje paqeje që do të ruante territorin e Ukrainës megjithatë do të lejonte “rajone autonome” ku Rusia mund të mbetet në kontroll.

Ai ka këshilluar gjithashtu kundër zgjerimit të NATO-s përfshirë anëtarësimin e Ukrainës, duke thënë, ashtu si edhe Trump, se aleanca nuk duhet të zgjerohet derisa anëtarët aktualë të përmbushin objektivat e shpenzimeve të mbrojtjes të aleancës. Anëtarët e aleancës transatlantike janë zotuar prej vitesh të shpenzojnë 2% të Prodhimit të tyre të Brendshëm Bruto për mbrojtjen, por disa vende ende nuk e kanë arritur këtë objektiv.

Grenell bëri fushatë intensive për Trump me votuesit arabo-amerikanë në Miçigan, ku presidenti i zgjedhur arriti të fitojë në një elektorat tradicionalisht demokratik, pavarësisht se në të kaluarën ai kishte ndaluar imigracionin nga disa vende me shumicë myslimane. Grenell organizoi aktivitete pro Trump me votuesit arabo-amerikanë.

Presidentët emërojnë të dërguar të posaçëm apo presidencialë për t’u fokusuar në çështjet globale, krizat ose përpjekje specifike diplomatike. Koreja e Veriut dhe Venezuela janë kundërshtarë të SHBA-së, megjithëse sipas njoftimeve zoti Trump po konsideron mundësinë e bisedimeve të drejtpërdrejta me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, duke shpresuar të minimizojë rreziqet e konfliktit të armatosur.

Gjatë fushatës së tij presidenciale, Trump e quajti udhëheqësin venezuelian Nicolas Maduro një diktator. Maduro tha se rizgjedhja e Trump ishte “një fillim i ri” për marrëdhëniet dypalëshe.

Në mandatin e tij të parë, Trump vendosi sanksione më të ashpra ndaj vendit të Amerikës së Jugut, veçanërisht në industrinë e tij kryesore të naftës. Maduro i ndërpreu marrëdhëniet në vitin 2019.

Agjencia Reuters njofton se në vitin 2020 Grenell u takua fshehtazi me një përfaqësues të Maduros në përpjekje për të siguruar ikjen paqësore të udhëheqësit venezuelian nga pushteti pasi rizgjedhja e tij në vitin 2018 u konsiderua e manipuluar nga shumica e vendeve perëndimore, por nuk u arrit ndonjë marrëveshje.

Senatori republikan amerikan Bill Hagerty shprehu mbështetje për Grenellin, duke thënë në platformën X se ai do të “bëjë një punë të shkëlqyer duke u marrë me disa nga sfidat më të vështira të botës”.

Ju sugjerojmë

KAS vendos të rinumërojë votat në qarkun e Fierit
Aktualitet

KAS vendos të rinumërojë votat në qarkun e Fierit

9 Qershor, 2025 1:18 pm
Ndryshim i rezultatit pas rinumërimit të kutive të votimit? Berisha: Procesi…
Aktualitet

Ndryshim i rezultatit pas rinumërimit të kutive të votimit? Berisha: Procesi…

9 Qershor, 2025 1:09 pm
Përvetësuan mbi 2 mln Lekë gjoba, Gjykata e Kukësit cakton masa sigurie për 22 policë
Aktualitet

Rrugorja kontrolle të ‘rrepta’ në rrugë/ 22 persona të arrestuar, 39 të proceduar

9 Qershor, 2025 12:59 pm
Berisha denoncon me video: Votat u blenë në Tiranë, ja momenti kur..
Aktualitet

Berisha denoncon me video: Votat u blenë në Tiranë, ja momenti kur..

9 Qershor, 2025 12:41 pm
Kryeparlamentarja e Bullgarisë:Shqipëria, kampion në përpjekjet për integrimin në BE
Aktualitet

Kryeparlamentarja e Bullgarisë:Shqipëria, kampion në përpjekjet për integrimin në BE

9 Qershor, 2025 12:22 pm
Spiropali: Shqipëria vlerëson mbështetjen e Bullgarisë për integrimin në BE
Aktualitet

Spiropali: Shqipëria vlerëson mbështetjen e Bullgarisë për integrimin në BE

9 Qershor, 2025 12:20 pm
Po lufton mes jetës e vdekjes/ Qëllohet me armë zjarri shqiptari në Itali
Kronikë

Po lufton mes jetës e vdekjes/ Qëllohet me armë zjarri shqiptari në Itali

9 Qershor, 2025 12:07 pm
Forcat izraelite konfiskojnë anijen e nisur drejt Gazës dhe ndalojnë aktivistët
Bota

Forcat izraelite konfiskojnë anijen e nisur drejt Gazës dhe ndalojnë aktivistët

9 Qershor, 2025 11:57 am
Dështon seanca e 29-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon seanca e 29-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

9 Qershor, 2025 11:47 am
IKMT aksion në jug/ Prishen objektet pa leje në Jalë dhe Dhërmi
Aktualitet

IKMT aksion në jug/ Prishen objektet pa leje në Jalë dhe Dhërmi

9 Qershor, 2025 11:43 am
Para
Të shtëna me armë pranë kampit francez të emigrantëve, pesë viktima! Vetëdorëzohet autori i dyshuar

Të shtëna me armë pranë kampit francez të emigrantëve, pesë viktima! Vetëdorëzohet autori i dyshuar

“Kam kohë pa fol shqip”/ Pas videos virale, flet Parashqevi Simaku nga New York-u, diva e muzikës filmohet nga qytetarja

“Kam kohë pa fol shqip”/ Pas videos virale, flet Parashqevi Simaku nga New York-u, diva e muzikës filmohet nga qytetarja

FIFA paraqiti hartën e re pa Krimenë, Kievi: Kërkoni falje

FIFA paraqiti hartën e re pa Krimenë, Kievi: Kërkoni falje

TE FUNDIT

KAS vendos të rinumërojë votat në qarkun e Fierit

KAS vendos të rinumërojë votat në qarkun e Fierit
9 Qershor, 2025

Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve ka vendosur që të hapen kutitë e votimit për të gjithë qarkun e Fierit. Vendimi...

Lexo më shumë

Ndryshim i rezultatit pas rinumërimit të kutive të votimit? Berisha: Procesi…

Ndryshim i rezultatit pas rinumërimit të kutive të votimit? Berisha: Procesi…
9 Qershor, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar rinumërimin e votave të zgjedhjeve të 11 majit. Në një konferencë me...

Lexo më shumë

Rrugorja kontrolle të ‘rrepta’ në rrugë/ 22 persona të arrestuar, 39 të proceduar

Përvetësuan mbi 2 mln Lekë gjoba, Gjykata e Kukësit cakton masa sigurie për 22 policë
9 Qershor, 2025

Policia Rrugore në Tiranë vijon kontrollet në rrugët e kryeqytetit për të parandaluar aksidentet dhe për të menaxhuar trafikun. Konkretisht...

Lexo më shumë

Berisha denoncon me video: Votat u blenë në Tiranë, ja momenti kur..

Berisha denoncon me video: Votat u blenë në Tiranë, ja momenti kur..
9 Qershor, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një dalje për mediat ka bërë një tjetër denoncim publik në lidhje me...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com