Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të vizitojë Japoninë për tre ditë duke filluar nga e hëna e ardhshme, në atë që do të jetë edhe testi i parë diplomatik për kryeministren e re Sanae Takaichi.
Ky është udhëtimi i parë i Trump në Japoni në gati gjashtë vjet dhe sipas analistëve, ky rast ka rëndësi simbolike dhe strategjike për kryeministren Takaichi, e konsideruar trashëgimtare politike e ish-kryeministrit Shinzo Abe, i cili ndërtoi një marrëdhënie të fortë personale me Trump gjatë mandatit të tij të parë, midis viteve 2017 dhe 2021.
Gjatë vizitës tre-ditore, Trump do të takohet gjithashtu me Perandorin Naruhito dhe në një konferencë për shtyp, Shefi i Shtabit Minoru Kihara e quajti mbërritjen e presidentit amerikan “një mundësi jashtëzakonisht të rëndësishme për të forcuar më tej aleancën midis dy kombeve aleate”, duke theksuar se qeveria e Takaichi-t e mirëpret vizitën “me mirënjohje të sinqertë”.
Trump, i cili u rikthye në Shtëpinë e Bardhë për një mandat të dytë në janar, udhëtoi për herë të fundit në Japoni në vitin 2019 për të marrë pjesë në samitin e G20 në Osaka.